E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkebisedimi kryeministri Berisha ne zyre me studentet kosovare

Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me stundentë kosovarë. I ardhur ky takim , pas atij me studentët e Durrësit, kreu i qeverisë i është përgjigjur interesimit të studentëve të ardhur nga Kosova enkas për këtë bisedë. Ndër çështje kryesore ishin qëndrimi i kreut të PS-së, Edi Rama për Rrugën e Kombit, procesi integrues i dy vendeve, bashkëpunimi në fushën energjitike dhe ai në administratë, reforma arsimore, etj.

Rruga e Kombit
Studentët kosovarë u ndanë në qendrimin e dyzuar të kryetarit Rama lidhur me rrugën Durrës-Kukës. Në vlerësimin e kryeminsitrit Berisha kjo rrugë, e cila sipas tij, ishte vërtet e kushtueshme, u rendit nga kompania që e ndërtoi atë, si një nga kryeverpat e saj, pasi ajo kalon në terrenin më të vështirë. Sipas Berishës, opozita dhe kryetari i saj shpallën shuma marramendëse që nuk kanë asnjë dokument apo fakt që e argumentonin, madje, u përpoqën për të bllokuar rrugën.
“Rruga u ndërtua në trajktorën më të shkurtër, por dhe e kushtueshme. Ndërkohë a ka të drejtë zoti Rama të rishqyrtojë qëndrimin e tij, unë them që ka, sepsë “të gabosh njerëzore është”, por të pretdendosh se ske qenë kundër rrugë është njësoj si të akuzosh vetën tënde”, vlerësoi Berisha, gjatë fjalës së tij.

Integrimi në BE
Duke u ndalur në proceset integruese, kryeministri Berisha risolli dhe njëherë tjetër në kujtesë zhvillimet politike në vend, të cilat u bënë pengesë për ecurinë e këtij procesi. “Procesi kalon përmes përmbushjes së standrateve e prakltiva që janë të barabarta për vendet anëtare. Në Shqipëri ndodhi një gjë e pashembullt, forca kryesore opozitare kryesore në vend, pasi humbi zgjedhjet në vitin 2009, kërkoi për dy vjet me rardhë të rinumërohen votat. Por këtë kërkesë zoti Rama nuk e mbështeti në asnjë fakt, apo dokkument ku të provonte se zgjedhjet ishin manipuluar. Ishin institucionet e pavarura kushtetuese ato të cilat thanë fjalën e tyre mbi standratet e këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Berisha.
Por duke vazhduar më tej me argumentat e tij, Kryeministri veçoi se “opozita bllokoi ligjet me 3/5 dhe me gjithë ofertat tona të përsëritura, zotëria nuk pranoi asnjëherë t’i votojë, duke synuar që përmes bllokimit të ligjeve të bllokonte qeverinë, por realiteti tregoi se ky qëndrim ndikoi në shtyerjen e marrjes së statusit të vendit kandidat”. Sipas tij, mes dy kampeve parlamentare është vënë një urë bashkëpunimi, për të realizuar ato reforma të cilat janë kërkesa të faktorit ndërkombëtar. “Ne mbetemi të hapur për të gjitha propozimet e kampit opozitar. Kishim një vit e gjysëm që i kishim propozuar postin e Avokatit të Popullit dhe vetëm tani PS e pranoi”, vlerësoi Berisha.

Plan i përbashkët në fushën e Energjisë
“Fusha e energjisë është parësore për të gjitha qeveritë. Fati i madh është se Shqipëria dhe Kosova janë vende me potenciale të mëdha energjike. Shqipëria me urjat e saj mund të shndërrohet në një prodhues kryesor i energjisë ujore. Kosova po përpiqet të ndërtojë termocentrale të reja. Po synohet që të dy vendet të kenë një komandë unike për sistemet e tyre enregjitike. Me ndërtimin e linjës së re 420 kw, Tiranë-Prishtinë, mundësia e vendosjes së një komande të vetme të sistmeve energjitike do të mund të behët reale”, deklaroi Berisha lidhur me një çështje të tillë.

Administratë e përbashkët Shqipëri-Kosovë
Kryeministri Berisha lidhur me shkrirjen në një të administratës së dy vendeve nënvizoi faktin se “është në të mirën e tonë që të kemi dy administrata, sepse mendoj se interesi më i mirë, është ruajtja e kufijve ekzistues”. Sipas tij, vendi është i ndarë në mënyrën më të padrejtë, por rivizatimi i tyre do të çonte sërish në grabitjen e territoreve shqiptare. “Ne na kanë grabitur territore shumë të mëdha, të cilat tashmë nuk u takojnë shqiptarëve. Ne nuk duhet të tentojmë asgjë e cila mund të dëmtojë territoret shqiptare. Ruajtja e tyre është interesi, pasi rivizatimi tyre do të çonte në humbjen e tyre sërish. Duhet të bëjmë gjithçka për unifikimin e procesve integruese”, vuri në dukje Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›