E Diel, 1 Nëntor 2026

Fortunali trondit Durresin shkaterrohen shtylla e demtohen automjete

Fortunali që ka përfshirë qytetin e Durrësit pas mesnate, ka shkatuar probleme dhe dëme të shumta materiale në qytet.
Viktima të stuhisë janë dhjetra kënde lojërash në shetitoren Taulantia, tabela të reklamave, çati provizore si dhe tenda të bizneseve të ndryshme të cilat janë rrëzuar duke u dëmtuar plotësisht. Madje janë shkëputur dhe disa shtylla ndriçimi e pemë dekorative të qytetit, duke dëmtuar automjetet të cilët ndodheshin të parkuara nën to, duke shkaktuar gjitashtu dhe bllokim të qarkullimit të mjeteve. Fatmirësisht stuhia ka nisur pas mesnate dhe nëpër rrugë nuk ka patur qarkullim të njerëzve, duke mos shkaktuar pasoja të rënda
Ndërkaq për shkak të erës së fortë dhe detit shumë ballë, probleme janë hasur dhe në sektorin e peshkimit. Disa peshkarexhe janë përplasur me njëra tjetrën për shkak të vendit të papërshtatshëm në të cilen ndodhen të ankoruara, ndërsa dy prej peshkarexheve janë gjysëm të fundosave në mol. Forca e detit që shkon deri në shtatë ballë, ka krijuar probleme edhe për lundrimin e trageteve, të cilët ndryshe nga ditët e zakonshme nuk janë ankoruar në orën 08.00 minuta në port, por pritet të mbërrijne me mbi tre orë vonesë. Nga ana tjetër dispeçeria ka ndaluar daljen në det të anijeve të tonazhit të vogël dhe peshkarexhave, duke qendruar të ankoruara në mol. Po kështu anijet tregetare kanë anulluar planifikimin e lundrimeve në det mbrëmjen e kaluar, duke qëndruar në radhë për shkak të fortunalit

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›