Reforma zgjedhore, Mediu: PR do braktisë komisionin
Kryetari i PR-së Fatmir Mediu akuzon dy partitë e mëdha PD-në dhe PS-në për kurthin që u bën partive të vogla duke shmangur ndryshimin e sistemit zgjedhor nga axhenda e komisionit kuvendor. Z.Mediu për “Gazeta Shqiptare” shpreh kritika të ashpra ndaj partive kryesore për mosfutjen në axhendën e punës së komisionit parlamentar për reformën elektorale pikërisht të një prej çështjeve më kryesore, atë të sistemit zgjedhor. Kreu republikan tregon arsyet se pse duhet të ndryshojë sistemi aktual zgjedhor ndërsa sjell në vëmendje rastin e fenomenit të “Dushkut’. Sipas tij, “Dushku” transferonte votat e partive të mëdha tek partitë e vogla dhe sot vuajmë nga një fenomen i kundërt; partitë e mëdha marrin votat e partive të vogla. “20 përqind e votuesve shqiptarë nuk janë të përfaqësuar në Kuvend, janë rreth 25 deputetë që duhet të dilnin me mandate nga ky 20 përqindësh, ku për fatin e keq janë vetëm 7, pjesën tjetër e kanë marrë partitë e mëdha pa të drejtë sipas gjykimit tim”, shprehet Mediu. Ai argumenton se një ndërhyrje në sistem do të sillte një përfaqësim më të drejtë të vullnetit të qytetarëve, njëkohësisht forcat politike do të përfaqësoheshin sipas forcës së tyre reale në Kuvend.
Z.Mediu, cilat janë arsyet që e braktisët mbledhjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore?
Arsyeja është axhenda e punës së komisionit. Kjo axhendë bazohet thjesht mbi çështje teknike të reformës zgjedhore duke devijuar nga diskutimi në thelb i disa problemeve të cilat janë bërë tashmë të njohura publikisht, të shprehura nga partitë politike, për të pasur një përfaqësim sa më të drejtë dhe të qytetarëve shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë.
Cilat çështje konkretisht?
Së pari çështja e sistemit zgjedhor, probleme që kanë të bëjnë me formulën e llogaritjes së deputetëve dhe elementë të tjerë të rëndëisshëm. Nuk besoj se ne jemi thjesht përfaqësues teknikë, por jemi përfaqësues politikë të zgjedhur me detyrimin që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe vota e tyre të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë.
Pse e kundërshtoni modelin e 2009-ës?
Kodi Zgjedhor që u zbatua në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës nuk solli përfaqësim të drejtë e të barabartë të votës së qytetarëve. Ai Kod thjesht përmbysi në disfavor të të vegjëlve sistemin e “Dushkut” që u zbatua në 2005-ën. Nëse në vitin 2005 partitë e vogla arritën të merrnin deputetë nga partitë e mëdha nga sistemi i “Dushkut”, në vitin 2009, thjesht u përmbys formula. Ndaj duhet një korrigjim i sistemit për përfaqësim të drejtë të partive në Parlament dhe të votës së qytetarëve.
Krahas rëndësisë së zbatimit të 12 rekomandiomeve të OSBE-ODIHR-it ju këmbëngulni në ndryshimin e sistemit zgjedhor, por PD-ja dhe PS-ja janë kundër. Si do e zgjidhin këtë kontraditë partitë e vogla?
Komisioni i ngritur për reformën zgjedhore është një komision politik që duhet të analizojë çështjet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në Shqipëri dhe kur flasim për reformë zgjedhore duhet të prekë të gjitha aspektet që janë të nevojshme për të garantuar votën e qytetarëve shqiptarë, që të jetë një votë e lirë, e numëruar drejt, por dhe e përfaqësuar drejt në Kuvend. Ne kemi vuajtur nga një fenomen i ‘Dushkut’, i cili transferonte votat e partive të mëdha tek partitë e vogla dhe sot vuajmë nga një fenomen i kundërt; partitë e mëdha marrin votat e partive të vogla. E kam thënë, 20 për qind e votuesve shqiptarë nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë, janë rreth 25 deputetë që duhet të dilnin me mandate nga ky 20 përqindësh, ku për fatin e keq janë vetëm 7, pjesën tjetër e kanë marrë partitë e mëdha pa të drejtë sipas gjykimit tim.
Nisur nga vendimi i PD-së dhe PS-së për mosndërhyrje në sistem, cili do të jetë qëndrimi i ardhshëm i PR-së, a do të vazhdojë të jetë pjesë e komisionit për reformën zgjedhore?
Qëndrimi im është se për sa kohë ne nuk arrijmë të diskutojmë politikisht, nuk e di pse duhet të jemi në një komision të reformës zgjedhore. Kjo është një çështje që do e diskutoj me kolegët e mi të PR po ashtu dhe me përfaqëseus të mazhorancës për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Atëherë mund të quhet i dështuar që tani ky proces?
Po them që e minimizon shumë punën e këtij komisioni dhe nuk sjell atë produkt që do të mirëpriste gjithë shoqëria shqiptare dhe votuesit shqiptarë. Dhe për sa kohë është një komision teknik pjesëmarrja politike më duket krejt e tepërt.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)