“S’ka burrë që tradhëton gruan time”
TIRANË- Teatri i Metropolit do të sjell për pubikun një komedite të re, “S’ka burrë që tradhton gruan time” të regjisorit Milto Kutali.
Guri Koço, Armela Demaj, Florian Agalliu janë tre personazhet që do të sjellin veprën e autorëve Samuel Bobrick dhe Ron Clark në datat 22,23 dhe 24 dhjetor, ora 19:00 në sallën “Shekspir” të TM-së.
Subjekti i komedisë ka në qëndër një grua dhe të dashurin e saj dentist të cilët kanë thurrur intrigën për të mbytur në vaskë bashkëshorti e saj. Gjithçka funksionon perfekt dhe ai vjen, madje edhe i ndihmon ata sepse nuk beson se plani për eleminimin e tij do të funksionojë.
Pol zbulon se e shoqja është tradhëtuar nga dashnori i saj dhe i mbush mëndjen gruas që të mos vrasë veten, por të vrasin të dashurin e saj. Pol do hakemarrje pasi për të ajo që nuk falet është: “ska burrë që tradhëton gruan time”. Arlena pasi i ka lënë të dy, Pol dhe Michell thurrin intrigën dhe përgatisin trekëmbëshin për gruan që i ka tradhëtuar. Litari këputet në momentin final...
Situatat nga më komike të shfaqjes pasojnë njëra tjetër duke e përfshirë publikun në një realitete tjetër për më shumë se 1 orë e 30 minuta në Teatrin e Metropolit, në një shfaqje me skenografi të Katriot Rroshit.
Kjo është premiera e re në TM, pas dramës “Shtëpia e Bernarda Albës” që vazhdon të shfaqet edhe këtë javë në Teatrin e Metropolit.
(d.b/BalkanWeb)