E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bashkejetesa", libri i Andera Riccardit ne Tirane

"Bashkejetesa" eshte titulli i librit te Andrea Riccardit, themelues i Komunitetit "Sant' Egidio", i promovuar paraditen e djeshme ne Tirane, nen kujdesin e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne promovim qene te pranishem deputete, rektore te universiteteve, anetare te komuniteteve fetare, studiues etj. Ne fjalen e saj pershendetese, Topalli vleresoi promovimin e ketij libri "ne nje vend si Shqiperia, e cila ne historine e saj ka ruajtur dhe percjelle ne shekuj, deri ne ditet e sotme, tolerancen e shkelqyer fetare".
Nga ana e tij, autori i vepres "Bashkejetesa", Riccardi, nisur dhe nga pervoja e aktivitetit te tij ne vendin tone, e vleresoi Shqiperine si "nje model te bashkejeteses".
"Shqiperia eshte nje vend ku bashkejetesa eshte nje sfide, por qe ajo ka arritur ta perballoje"- u shpreh gjate promovimit Andrea Riccardi, autor i librit "Bashkejetesa".
Autori vuri ne dukje se "vepra e tij u perkthye ne shqip, pasi komuniteti "Sant' Egidio" e konsideron Shqiperine nje partner te ngushte dhe te rendesishem". Ai nenvijezoi se libri eshte nje homazh per kulturen shqiptare, pasi, sipas tij, Shqiperia eshte nje vend qe karakterizohet nga gjalleria kulturore. Duke shpjeguar fillesat e idese per te shkruar nje veper mbi bashkejetesen, Riccardi tha se "ne liber nuk ofroj zgjidhje, por si historian dhe udhetar pershkruaj rruge". Autori, duke u rikthyer te rasti i Shqiperise, vuri ne dukje se Shqiperia ka shume per te thene dhe per te ndertuar per sa i takon bashkejeteses.
Berisha takon Andrea Riccardin
Autorin e librit "Bashkejetesa" e ka pritur ne nje takim edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Duke i uruar mireseardhjen ne Shqiperi, prof. Riccardit, Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen dhe vleresimin e tij dhe te mbare shqiptareve per punen e cmuar te kesaj organizate ne ndihme te Shqiperise dhe Kosoves, ne mbrojtje te vlerave njerezore, te te drejtave te njeriut, te paqes dhe integrimit, emancipimit, si dhe ndertimit dhe zhvillimit te demokracise. Berisha u shpreh se do te mbeteshin te pashlyera ne kujtesen e tij dhe te gjithe shqiptareve mbeshtetja e vyer qe Komuniteti i Sant' Egidio-s dha per refugjatet kosovare ne vitet 1998-1999 ne Kukes, Lezhe, Tirane, Durres e Kavaje, me mjeke, infermiere, mesues, asistente sociale nga vende te ndryshme te botes. Berisha dhe profesor Riccardi u ndalen gjeresisht ne zhvillimet ne rajon dhe vecanerisht ne pavaresine e Kosoves dhe ardhmerine e shtetit te ri. Kryeministri u shpreh se dita e 17 shkurtit eshte dita e lirise se vertete te kombit shqiptar, pas nje udhetimi te gjate e te mundimshem. Sant' Egidio eshte e para Organizate Joqeveritare Nderkombetare, e cila erdhi ne Shqiperi dhe per vite me radhe ka dhene nje ndihme te cmuar per shqiptaret, ne fusha te ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›