Banka, historia e nje godine te rralle
Godina e Bankes se Shqiperise ka perfunduar se ndertuari ne vitin 1936. Stili i saj arkitektonik i perket rrymes se "Racionalizmit", rryme e cila lulezoi ne gjysmen e pare te shekullit XX ne Evrope. Projekti i godines eshte realizuar nga arkitekti i njohur italian i asaj periudhe, Vitorio Marpurgo.
Ky stil shquhet per volumet e medha dhe linjat e forta ne fasada. Kryesisht ai eshte aplikuar ne ndertimet shteterore me karakter zyrtar, me qellim qe te shprehte forcen e qeverive te asaj kohe dhe eshte perdorur ne shume vende te Evropes Perendimore. Ne kete kendveshtrim, edhe godina e Bankes se Shqiperise ben pjese ne ndertimet me te spikatura te asaj kohe ne llojin e vet, rrymes racionaliste.
Ne projekt-idene e saj, godina eshte konceptuar me planimetri shumekendeshe dhe ndare nga ana funksionale ne dy pjese, ne korpusin kryesor, qe do te kryente funksionin perfaqesues te bankes dhe ne pjesen operative te saj. Kjo e fundit do te ndertohej ne te dy krahet anesore te prapme te korpusit kryesor. Kjo pjese do te ndertohej ne vitet '40-te, por, per arsye te Luftes se Dyte Boterore, nuk u realizua ndertimi i saj.
Korpusi kryesor i saj eshte i ndertuar ne formen e nje harku, i detyruar nga pozicioni i saj ne sheshin kryesor te qytetit. Hyrja e saj kryesore eshte realizuar nga nje portal madheshtor, qe perfshin te gjithe lartesine e fasades dhe i mbeshtetur ne kolona te forta, si dhe e zbukuruar me relieve murale ne argjile te pjekur ne ngjyren karakteristike te saj qe ne kompleks i jep nje paraqitje shume dinjitoze godines. Krahas godines se bankes me te dy pjeset e saj, kompleksi ishte parashikuar te plotesohej edhe me pallatin e banimit per punonjesit e bankes. Edhe ky objekt ishte ne stil arkitektonik te njejte me banken dhe ishte parashikuar te ndertohej afer bankes, perbri godines se Parlamentit shqiptar te viteve '30-te, sot Teatri i Kukullave.