E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Toena" rrok 15-vjetorin e lindjes

Mes miqsh te librit, autore te botuar prej ketij institucioni tejet prestigjioz te botimeve shqip dhe bashkepunetore te shumte, "Toena" ka kremtuar ne dy ditet e fundit te shkurtit, vjetorin e 15-te te lindjes. Prej dites se krijimit, ne muajin janar te vitit te hershem 1993, nga themeluesit e saj, Fatmir e Irena Toci, ajo ka botuar rreth 2000 tituj. Gjithe puna e saj 15-vjecare ishte e permbledhur ne nje dokumentar rreth 50 minuta, i cili u shfaq pasditen e 28 shkurtit ne mjediset e Qendres Nderkombetare te Kultures. Vleresimet s'kane se si te mungojne per veprimtarine e saj, e cila eshte e shtrire jo vetem ne fushen e botimit, por edhe te shperndarjes se librit ne ato kende te aferta apo te largeta ku jetojne shqiptaret. Ndersa pasditen e djeshme, themeluesit e "Toena" kane organizuar nje pritje ne hollin e madh te Pallatit te Kongreseve. E aty kane marre urimin per kete pervjetor nga personalitete te rendesishme te vendit, jo vetem shkrimtare, por edhe politikane te zeshem, duke theksuar kontributin e saj ne botimin e librit shqip. Ndersa ata qe nuk munden te ishin, kane cuar mesazhet e tyre te urimit per kontributin e saj ne botimin e mire te librit shqip. Ndersa, ne nje kend i vecante ishte i rezervuar per prezantimin nepermjet fotove te veprimtarise 15-vjecare te "Toena"-s.
Ne katalogun e botimeve te saj gjate ketyre 15 viteve bejne pjese emrat me te njohur te letrave shqipe, te tradites dhe bashkekohore. Dritero Agolli, Fatos Kongoli, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Luan Starova, Kristo Frasheri, Sabri Godo, Teodor Laco, Visar Zhiti, Bashkim Shehu, Kim Mehmeti, Natasha Lako, Diana Culi etj. Ndersa personaliteti i shquar i botes shqiptare, akademiku Rexhep Qosja, i ka dhene "Toena"-s te drejten ekskluzive te botimit te te gjithe librave te tij ne gjuhen shqipe. Por kontributi i saj i madh nuk mbetet ketu, pasi jane nje seri kolonash si "Poezia e zgjedhur shqipe", "Tregime te zgjedhura shqiptare", "Letersi ballkanike", "Perralla nga popujt e botes", "Biblioteka e librit per shkollat", "Letersi e zgjedhur per femije". Dhe me e rendesishmja nder to eshte "Visare te letersise shqipe", qe do te perfshije vepren e plote ose te zgjedhur te mbi 40 autoreve me te rendesishem te letersise se tradites. Kolane e cila e ka nisur udhen e saj te mbare me botimin e vepres se plote te Naim Frasherit (6 vellime), se shpejti me Cajupin e me radhe autoret, qe nga fillimet e letersise shqipe deri ne vitin 1939. Ndersa nje projekt tejet i rendesishem, qe shenon risi te madhe ne fushen e botimeve ne Shqiperi, eshte kolana "100 romanet me te rendesishme te letersise shqipe", per te cilen po punohet prej kohesh. Paulo Coelho, shkrimtari brazilian, qe ka thyer rekordet boterore te perkthimit, publikimit dhe shitjes, i ka dhene, gjithashtu, "Toena"-s ekskluzivitetin ne gjuhen shqipe. Po ashtu, autoret e huaj klasike, qe nga letersia greko-romake e deri te Shekspiri, Gete, perfaqesuesit me te shquar te romantizmit, realizmit kritik etj., zene vend te dukshem ne listen e gjate te autoreve te botuar gjate 15 viteve.

Thane per "Toena"-n
Rexhep Qosja - Akademik, Prishtine
"'Toena' ka luajtur nje rol ne krijimin e hapesires se perbashket kulturore shqiptare dhe ne forcimin e lidhjeve shpirterore, kulturore te popullit shqiptar ne pergjithesi. Nga pervoja evropiane e dime se jane bere shtepi botuese historike edhe per arsye se u kane kushtuar rendesi te vecante veprave, qe sjellin pervoje te vecante krijuese, qe sjellin stil te ri, qe sjellin procedim te reja, qe sjellin teknika te reja krijuese. E qe ne studimet historiko-letrare quhen vepra avangarde. 'Toena' ka botuar vepra, e kujdeset te botoje vepra qe i sjellin keto te reja ne letersine shqipe dhe qe sjellin kete pervoje ne letersine shqipe. 'Toena' mund te quhet shtepi e madhe botuese, perpos per veprimtarine botuese, edhe per rolin qe ka luajtur dhe vazhdon te luaje per shperndarjen e librit shqip. Ajo shperndan librin e vet dhe librin shqip ne pergjithesi ne te gjitha trojet shqiptare".
Ali Aliu - Akademik, Maqedoni
"'Toena' gjirin e vet, ne fizionomine e vet, ne strukturen e vet i ka perfshire te gjithe krijuesit qe shkruajne ne gjuhen shqipe, pavaresisht hapesires dhe kufijve, pra i ka hequr kufijte. Nje vecori tjeter eshte, qe 'Toena', me nje urti, me nje mencuri ka ditur t'i beja bashke krijuesit nganjehere edhe te fragmentarizuar, te regjioneve, rretheve, te shkollave te ndryshme me nje takt, me dashamiresi. Sikur deshiron t'i heqe keto fragmentarizime, t'i afroje, t'i bashkoje krijuesit, e natyrisht kete nuk e ben ne menyre agresive, por ne menyre spontane. Eshte nje shtepi botuese qe ne ndjehemi mire me te".
Sabri Godo - shkrimtar, politikan
"Kudo ku jane shqiptaret, ajo perpiqet qe ta coje librin, e une i bej urimin qe te ece perpara dhe te shtrihet sa me shume. Eshte nje pune e veshtire, por eshte edhe fisnike dhe shume e dobishme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›