Bashkejetonte me te mituren, arrestohet nga policia

Mitrovicë, 12 shkurt, 10:45, NOA – Bashkëjetonte me vajzë 13-vjçare, por arrestohet nga polica për shkelje të ligjit.
Sipas të dhënave për agjencinë e jalmeve NOA, zyrtarët policorë informuar nga një shtetas në Mitrovicë se vajza e tij 13-vjeçare besohej të ishte rrëmbyer nga dikush që ai e njihte.
Menjëherë forcat e policisë u vunë në ndjekje të tij dhe në bazë të informatave të mbledhura, kanë arritur ta takojnë të dyshuarin e moshës 37 vjeçare në një shtëpi në Prishtinë, së bashku me vajzën në fjalë.
Hetuesit e krimeve të rënda kanë intervistuar të dyshuarin dhe viktimën e këtij rasti, të cilët kanë deklaruar se janë vënë në lidhje me vullnetin e tyre.
Por vajza u mor nga forcat e policisë dhe u dërgua në qendrën për mbrojtje të viktimave.
Marrë në konsideratë moshën e saj, e kanë akuzuar kosovarin 37-vjeçar për veprën penale “bashkëjetesë me persona nën moshën 16 vjeçare në një bashkësi jashtëmartesore”, sipas nenit 208 të Kodit Penal të Kosovës.
n.e/NOA