E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacin: Me ndarjen e Kosovës,humbasin vetë serbët

Jelko Kacin, anëtar i Parlamentit Evropian dhe raportues i këtij organizmi për Serbinë, në një intervistë për BBC-në ka thënë se me ndarjen e Kosovës do të humbnin vetë serbët. Sipas tij rruga e duhur për Kosovën është që ajo të zhvillohet dhe të bëhet pjesë e barabartë e Bashkimit Evropian. I pyetur rreth vlerësimeve të disa vëzhguesve, kryesisht të jashtëm, të cilët thonë se Kosova do të mund të ndahet, Kacin ka thënë: "Unë nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por kjo para së gjithash do të nënkuptonte që serbët në Kosovë sërish të ndarë dhe gjithë kjo do të ishte në dëm të serbëve në Kosovë. Mendoj se kjo nuk është mënyrë e drejtë e të menduarit". Mendim i drejtë sipas Kacinit është krijimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, i krijimit të mundësive që autoritetet kosovare të zhvillojnë të gjitha kapacitetet e tyre, që administrata të ketë vend edhe për pjesëtarët e pakicave kombëtare, para së gjithash serbë, të zhvillohet në atë masë që në fund t'i mundësojë edhe Kosovës të bëhet pjesë përbërëse, e barabartë e Bashkimit Evropian, me komisioner të vetin dhe me shtatë përfaqësues në Parlamentin Evropian, sa ka sot edhe Sllovenia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›