E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç:Më 17 shkurt,situata në Kosovë mund të destabilizohet

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç ka deklaruar se më 17 shkurt, në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nuk përjashtohet mundësia e destabilizimit të situatës në Kosovë. Jeremiç po ashtu ka thënë se pushteti serb së shpejti do ti kujtojë opinionit botëror 17 marsin e vitit 2004, kur në Kosovë sipas tij është ushtruar dhunë brutale ndaj serbëve. Nuk do të lejojmë të harrohet ky përvjetor, dhe çdoherë do ta rikujtojmë këtë datë tragjike, edhe në Këshill të Sigurimit, edhe në UNESCO, por edhe në mediat më të fuqishme botërore, ka thënë Jeremiç. Jeremiç ka thënë se ardhja e administratës së re të Barack Obamës nuk nënkupton asnjë ndryshimi drastik të politikës së Washingtonit ndaj Ballkanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›