E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë,pezullohet procesi kundër liderit ultranacionalist serb

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka pezulluar procesin kundër liderit ultranacionalist serb, Vojislav Sheshelj. Sipas gjykatës procesi u pezullua për shkak të rreziqeve që shfaqeshin për sigurinë e dëshmitarëve."Seanca e dëshmitarëve rrezikonte të vinte në rrezik... integritetin e tyre'', deklaroi gjykata.Vojisllav Sheshelj akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Gjykata pranoi kërkesën e akuzës, e cila kërkoi më 15 janar një ndërprerje të procesit pasi kishte denoncuar disa tentativa nga Sheshelj për frikësimin e dëshmitarëve, që mbrohet i vetëm para Gjykatës Ndërkombëtare Penale.Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi më 21 janar se Sheshelj, që po gjykohet për krime lufte dhe kundër njerëzimit të kryera në fillim të viteve '90 gjatë luftës në Ballkan, do të ndiqet penalisht për fyerje të rënda ndaj trupit gjykues dhe për zbulimin e identitetit të dëshmitarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›