E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim Kosovë-Turqi, Zharku takon Unler

Prishtinë -Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Husrev Unler, me të cilin bisedoi për bashkëpunim të ndërsjellë në mes Kosovës dhe Turqisë. Ministri Zharku e njoftoi ambasadorin Unler rreth zhvillimeve ekonomike në Kosovë, si dhe për mundësitë e investimeve turke në vendin tonë.

Gjithashtu Zharku e njoftoi diplomatin turk edhe për kushtet që ofron Kosova për investime të huaja në fusha të ndryshme me interes ekonomik, siç është privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe atyre publike në Kosovë, e që do të jenë me interes për investitorët.

Ky ishte një takim përgator në prag të vizitës së ministrit të Tregtisë së Jashtme të Turqisë, Zafer Çaglajan, i cili i shoqëruar nga afaristë turq, më 28 maj do të mbërrijë në vendin tonë. qik/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›