E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkepunim i frytshem shqiptaro-gjerman ne fushen e sigurise

Asistenca gjermane ndaj Shqiperise ne keto vite ka qene e drejteperdrejte ose e inkuadruar brenda te misionit policor te BE-se Pameca mision qe per disa vite me rradhe e kane drejtuar eksperte nga Gjermania. Ministri i Brendshem Bujar Nishani thote per DW-ne se bashkepunimi shqiptaro gjerman ka dhene frute edhe ne operacionet e perbashketa ne luften kunder trafikut te lendeve narkotike.

Nga 30 operacione qe policia shqiptare ka zhvilluar me policite partnere ne vende te tjera gjate vitit te kaluar nje pjese e tyre u koordinuan me njesite e antidroges gjermane. Trafikimi i mjeteve motorike kryesisht makina te vjedhura qe jane me burim nga Gjermania eshte nje tjeter objektiv ne akordin mes autoriteve policore te te dy vendeve sipas Nishanit. Ne kemi qene dhe jemi te gatshem qe me palen gjermane te finalizojme cdo lloj marreveshje dhe memorandum bashkepunimi qe ndihmon ne luften kunder krimit. Ne menyre qe te gjitha ata qytetare shqiptare qe mund te kryejne veprime te kundraligjshme ose vepra kriminale ne Gjermani e tentojne qe te fshihen ne Shqiperi do te jene padyshim pjese e perballjes me sistemin e drejtesise.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Brendshem Bujar Nishani

Specializime te trupave policore ne Gjermani

Gjermania jo vetem ka qene dhe eshte nje nga partneret kryesore te Shqiperise thekson ministri Nishani. Ai vlereson mjaft kontributin e saj ne rritjen e nivelit profesional ne asistencen teknike dhe financiare qe i ka ofruar policise shqiptare dhe fokusuar ne njesi e departamente te rendesishme te policise se shtetit. Ministri Bujar Nishani permend asistencen per trupat speciale elitare te policise qe perballen ne vijen e pare te luftes kunder krimit dhe veprave terroriste. Efektiva te trupave speciale kane qene per kualifikime ne Gjermani sikunder dhe instruktore dhe eksperte gjermane kane zhvilluar programe kualifikimi ne Shqiperi. Pajisje logjistike dhe luftarake qe perdoren ne operacionet e ketyre trupave jane dhuruar nga autoritetet gjermane.

Abuzimet me lirine e vizave ne kuota normale

Prej me shume se nje viti qytetaret shqiptare jane duke levizur pa viza ne zonen Schengen te BE-se. Ne pergjithesi ky proces sipas autoriteteve shqiptare eshte duke ecur normalisht dhe rastet e abuzimit per te bere kerkesa te pabazuara per azil ne keto vende eshte ne kuota minimale. Levizja pa viza dhe miremenaxhimi i kufijve ka ulur ndjeshem dhe rastet e trafiqeve te qenieve njerezore nga territori shqiptar per ne ate te vendeve te BE-se. Sipas Ministrit te Brendshem Bujar Nishani deri me tani ne baze te evidencave nuk ka patur asnje shqetesim te ngritur nga autoritetet gjermane per levizjen e shtetasve shqiptare pa viza.

Nishani eshte i vetedijshem per sensibilitetin qe ka kjo ceshtje per Komisionin Europian. Prandaj jemi ne kontakt te vazhdueshem me ta thote ai. Nese qeveria dhe autoritetet gjemane ofruan ne menyre shume bujare kete mundesi per qytetaret shqiptare nga ana tjeter gjithe pergjegjesia eshte tashme e vete qytetareve shqiptare dhe autoriteteve per te respektuar kriteret e levizjes se lire. Duke ditur se ne nje periudhe te caktuar kryesisht ne muajt gusht shtator dhe tetor te vitit te kaluar patem disa probleme me Belgjiken dhe Suedine atehere kemi ngritur nje task force mes Ministrise se Brendshme dhe asaj te Jashtme dhe permes ambasades sone ne Berlin mbajme kontakte me autoritetet perkatese ne Gjermani qe nga ana e tyre na kane percjelle shifra qe nuk perbejne shqetesim deri me tani.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bashkepunim kunder mafias dhe krimit te organizuar. Ne pamje shihet shkaterrimi i bimeve cannabis

Marreveshja per shkembimin e informacionit

Per cilindo qytetar shqiptar qe tejkalon afatet e qendrimit ose abuzon duke bere kerkesa te pabazuara per azil ne territorin gjerman policia e shtetit ne Tirane ka bere te qarte se do te kerkohet kthimi riatdhesimi i menjehershem i tyre ne Shqiperi dhe gjithcka qe lidhet me kostot e udhetimit ne rruge tokesore ose me linjat ajrore do te perballohet nga pala shqiptare. Kthimi do te behet ne siguri te plote dhe duke garantuar te drejtat e qytetareve me asistence sociale deri sa ata te mberrijne te sigurte prane familjeve te tyre ne Shqiperi thote per DW ministri i Brendshem Bujar Nishani.

Eksperte nga Ministria e Brendshme ne Tirane dhe homologet e tyre ne Gjermani jane duke finalizuar nje marreveshje te re bashkepunimi e cila pritet qe ne javet ne vijim te nenshkruhet ne Berlin. Marreveshja ne thelb ka angazhimin dypalesh ne luften kunder krimit te organizuar dhe ne shkembimin e informacionit te ndersjelle per parandalimin dhe goditjen e individeve ose grupeve kriminale qe operojne ne territoret e dy vendeve.

Autor Arben Muka

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›