E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitt Romney nje hap me prane fitores

Per Mitt Romneyn gara ne New Hampshire ishte nje loje ne fushen e vet. Ne kete shtet 64-vjecari eshte i njohur zoteron nje shtepi pushimesh dhe nga 2002 deri ne 2006 ka qene guvernator i Massachusettsit fqinj. Kesisoj pyetja ishte ne fakt se sa e thelle do te ishte fitorja e Romneyt. Me 39 per qind avantazhi ndaj te dytit Ron Paul i cili arriti 23 per qind ishte shume i kenaqshem.

Me shanse te mira

Ndaj gjate fjales se tij te fitores ne mbremje Mitt Romney ishte dukshem i kenaqur Sot kemi shkruar histori thirri ai ne drejtim te perkrahesve brohorites. Vertet prej 1976-s asnje favorit republikan per kandidaturen e presidentit nuk ka fituar si Iowan ashtu edhe New Hampshirein. Fakti qe fitorja e Romneyt ne Iowa ishte gjithe-gjithe tete vota nuk luan me rol ne kete mes. Me keto dy fitore ai ka tani ere te konsiderueshme ne shpine per raundin eliminator ne South Carolina. Dhe sikur te fitoje edhe atje atehere e ka praktikisht ne xhep emerimin shpjegoi ne nje konference telefonike me gazetare te huaj Andrew Smith politolog i Universitetit New Hampshire.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mitt Romney

Fjalim prej burri shteti i fituesit

Per kete arsye Romney u paraqit krejt presidencial dhe ne fjalimin e tij nuk u ndal te konkurrentet ne kampin e vet. Ai sulmoi presidentin Obama Ky president frymezohet nga kryeqytetet e Evropes ne frymezohemi nga qytetet e fshatrat ne gjithe Ameriken tha ai dhe vijoi Ky president beson te qeveria ne besojme te amerikanet. Romney perseriti formulen magjike te konservatoreve se do te zvogeloje ndikimin e qeverise ne Uashington te amerikanet si dhe huat e shtetit. Romney ceku edhe politiken e jashtme Ne rrafshin nderkombetar presidenti Obama ka futur nje strategji te te marrit me te mire ai beson se roli i Amerikes si drejtues i botes i perket se kaluares. Perkundrazi tha Romney une kam pikepamjen Amerika duhet dhe ka per ta drejtuar te ardhmen dhe une do te kembengul per nje ushtri qe eshte aq e fuqishme saqe askujt as te mos i shkoje nder mend ta sfidoje.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mitt Romney sfidon Obamen

I dyti ne gare shpreson per ndikim

Mirepo gara ende nuk eshte vendosur sfiduesit e Romneyt marrin edhe me tej pjese. I dyti Ron Paul ishte gjithashtu i entuziazmuar prej rezultatit te tij te mire. Kongresmeni nga Teksasi pati zene ne Iowa vendin e trete mirepo hovi i tij mund te shuhet me e vona ne zgjedhjet e radhes ne South Carolina kur makineria fushatberese te zhvendoset nga shtetet e vogla ne ato te medha dhe ku ne vend te perkrahesve entuziaste te te cilet i var shpresat Paul vlen paraja.

Pjesemarresi i trete

Jon Huntsman u gezua per vendin e trete. Ai ka sherbyer se fundi si ambasador i presidentit Obama ne Kine. Ne Iowa ai pak a shume nuk ishte i pranishem po pati investuar teresisht te New Hampshirei. Nje strategji kjo qe ia vlejti.

Autor Christina Bergmann/Elert Ajazaj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›