OKB paralajmëron shtimin e dhunës në Siri

“Kjo tregon qartë se qeveria në Siri, në vend që të shfrytëzojnë rastin për të përmbushur angazhimin në bazë të protokollit me Ligën Arabe për t’i dhënë fund dhunës, ajo po shton dhunën, pavarësisht prezencës së vëzhguesve, dhe ka ndërmarrë akte të mëtejshme brutale kundër popullsisë së vet, madje shpesh në prani të vëzhguesve”, theksoi Rice.
Rice përsëriti thirrjen e administratës së Presidentit Obama ndaj Presidentit Assad që të heqë dorë nga pushteti.
Ajo kritikoi fjalimin e Assadit të martën, ku ai përsëri fajësoi konspiratorët e huaj për muaj protestash dhe dhune, duke thënë se qeveria e tij do të shtypë terrorizmin me një grusht të hekurt.
Ambasadorja Rice po ashtu shprehu shqetësime rreth njoftimeve se të paktën dy kuvajtianë, që janë pjesë e grupit vëzhgues të Ligës Arabe, ishin plagosur në Siri nga elementë që mbështesin qeverinë.
I dërguar i Sirisë në Kombet e Bashkuara, Bashar al-Ja’afari, u tha gazetarëve se numri i të vdekurve vazhdon të shtohet si rezultat i ngacmimeve dhe nxitjeve nga vendet e huaja.