Fullani: Rritja e ngadaltë e eksporteve, shqetësim

Guvernatori i Bankës Qendrore, sqaroi edhe motivet që e çuan këtë bankë në mos ndryshimin e normës bazë, duke nënvizuar se pavarësisht një rritje të lehtë të inflacionit gjatë dy muajve të fundit, ky inflacion është brenda normave të parashikuara.
“Ky vendim reflekton opinionin se kushtet aktuale monetare janë të përshtatshme. Ky vendim reflekton pasigurinë e shtuar që vjen nga ambienti i jashtëm i ekonomisë dhe veçanërisht nga zhvillimet në Greqi. Inflacioni vjetor shënon vlerën 1.6$ gjatë muaji prill, duke shënuar rritje në dy muajt e fundit. Kjo rritje ishte e pritur nga Banka e Shqipërisë. Inflacioni mbetet i ulët. i cili kushtëzohet nga shfrytëzimi jo i plotë i kapaciteteve në ekonomi”, tha Fullani.
Gjithashtu, ai shtoi se mungesa e rritjes së çmimeve të rregulluara ka dhënë ndikimet e saj mbi mosarritjen e madhe të inflacionit gjatë vitit 2012. Fullani tha se ndjekja e një politike fiskale në plan afatgjatë, do të sjellë përfitime të qarta afatmesme dhe afatgjata. Kreu i Bankës së Shqipërisë u shpreh se rritja e ngadaltë e eksporteve përbën shqetësim për rritjen e mëtejshme të ekonomisë. /Start/
2012-05-29 14:18