E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim me Turqinë

Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi ka prit krerët e Universitetit dhe Fakultetit të Mjekësisë dhe të Edukimit Trakya nga Turqia, me të cilët ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe të edukimit midis Kosovës e Turqisë.

Ministri Gashi i ka njohur delegacionin e Universitetit Trakya për Marrëveshjen e bashkëpunimit që ekziston midis Kosovës e Turqisë, e cila, siç ka theksuar ai, i ka hapur rrugë bashkëpunimit institucional midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë, sipas të cilës një numër i pacientëve kosovarë do të trajtohen në spitalet e Turqisë, këmbimin e ekspertëve dhe në edukim të vazhduar profesional.

Ministri i ka inkurajuar krerët e Universitetit Trakya që të intensifikojnë bashkëpunimin me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi marrëveshja midis dy shteteve ka hapur rrugën për bashkëpunim ndërshtetëror.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›