Thaçi fton ministrat të bëhen gati për pyetësorin tregtar

Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij që të përmbyllin të gjitha punët dhe të jenë gati deri më 7 prill me të gjitha përgjigjet finale për pyetësorin e marrëdhënieve tregtare të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
Kërkesa e kreut të Qeverisë është bërë të hënën gjatë takimit të rregullt ndërministror për pyetësorin e marrëdhënieve tregtare me BE-në.
I pari i qeverisë vlerëson se pyetësori për marrëdhëniet tregtare me BE-në duhet të konsiderohet i njëjtë me në procesin që del në kuadër të zbatimit të kritereve demokratike për integrimin evropian, andaj edhe duhet të bëhen reforma të thella në çdo dikaster.
Edhe pse data e 15 prillit është koha e dhënies së një përgjigje, Thaçi ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij që të përmbyllin të gjitha punët dhe të jenë gati deri më 7 prill me të gjitha përgjigjet finale për pyetësorin.
“Koha për përgjigje në pyetësorin e marrëdhënieve tregtare të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian është me 15 prill, por unë do të kërkoja nga ju që takimi tjetër i përbashkët të jetë me 7 prill dhe ju duhet të jeni të përgatitur me të gjitha përgjigjet finale”, ka thënë Thaçi.
Në këtë rast, kryeministri ka theksuar se marrëveshja tregtare e Kosovës me BE-në përmban elemente edhe nga procesi i stabilizim asocimit dhe është një parathirrje dhe parapërgatitje e shtetit të Kosovës për marrëveshjen e stabilizim-asocimit.
“Marrëveshja tregtare është një parathirrje dhe parapërgatitje e shtetit të Kosovës për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Në aspektin e prioriteteve tuaja si ministri, pyetësori është një prioritet mbi të gjitha prioritetet. Në emër të shtetit të Kosovës, shprehim kënaqësinë për marrjen e pyetësorit për marrëdhënie tregtare me Bashkimin Evropian. Ky ishte një hap konkret në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, është shprehur shefi i ekzekutivit.
Sipas tij, me hyrjen në tregun evropian Kosova edhe hyn në një epokë të re të zhvillimit ekonomik, sepse në atë treg prej mbi 500 milionë njerëzve vendi jonë do të ketë qasje të barabartë me të gjitha vendet e tjera.
Koordinator për përgatitjen e pyetësorit për marrëdhënie tregtare mes Kosovës dhe BE-së është ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, ndërsa zëvendëskoordinator kryeshefi i Agjencionit për Integrim në Qeveri, Edon Cana. /kosovapress/