E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkepunim me i ngushte ne kohe kursimesh - nga takimi i ministrave te Mbrojtjes te BE-se

Ministrat e Mbrojtjes te vendeve anetare te Bashkimit Evropian duket se do te ndjekin propozimin e bere me pare nga ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg dhe ai suedez Sten Tolgfors qe vendet e BE-se te kerkojne ne fushen e mbrojtjes ne menyre sistematike mundesi kooperimi me te ngushte. Ne takimin e tyre ne Bruksel ata rane dakord per me shume sintetizim te aftesive mbrojtese te vendeve anetare.

Bashkepunimi ushtarak ka parakusht mirebesimin

Por propozimi suedezo-gjerman ka nje rruge te gjate per te bere. Sekretari i Shtetit ne Ministrine Gjermane te Mbrojtjes Christian Schmidt thote Tanime duhet te shohim me gjakftohtesi dhe qetesi per cfare kemi nevoje ne cfare munden te bejne te tjeret dhe si ta sjellim kete se bashku ne nje shine. Mendoj se duhet te kapercejme njehere kete faze dhe pastaj te marrim ne konsiderate edhe nje faktor tjeter qe kush punon se bashku duhet te kete edhe mirebesim ne kete bashkepunim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretari i Shtetit ne Ministrine Gjermane te Mbrojtjes Christian Schmidt Kjo do te thote qe ne qofte se nje vend do te jete i gatshem te marre persiper nje kompetence te caktuar atehere vendet e tjera duhet te jene te sigurta qe ne rast nevoje kjo aftesi te vihet ne perdorim.

Do te dorezohet mbrojtja ne duart e te tjereve

Sipas dokumentit te perbashket suedezo-gjerman vendet e BE-se duhet te jene te gatshme qe ne nje faze bashkepunimi me te ngushte te heqin dore edhe nga aftesi te caktuara mbrojtese.

Gjermania dhe Suedia propozojne qe vendet e BE-se te bejne nje liste me fushat qe ato edhe ne te ardhmen i cilesojne si detyra kombetare dhe duan ti mbajne si te tilla. Per shembull aeroplanet luftarake anijet luftarake edhe sherbimet sekrete edhe ne te ardhmen do te mbeten detyra kombetare. Nderkohe qe propozohet te shihen mundesite e bashkepunimit ne fushen e trajnimit logjistikes kontrollit detar dhe ajror.

Qellimi eshte nje ndarje e roleve dhe detyrave ka kerkuar ministri gjerman i Mbrojtjes zu Guttenberg me pare per gazeten gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Me qellim qe Evropa ne te ardhmen te reagoje ne menyre te besueshme ndaj konflikteve dhe krizave eshte i nevojshem nje ndryshim mentaliteti ka kerkuar Guttenberg.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike Nderkohe ministrat e Mbrojtjes te BE-se ne takimin e Brukselit konsideruan si shembull te nje kooperimi te mire ne nivel evropian bashkepunimin francezo-britanik per kooperim ushtarak te vulosur ne fillim te nentorit. Te dyja keto vende duan te testojne se bashku armet atomike ne qendra studimore si edhe te perdorin po se bashku aeroplanmbajteset luftarake. Nje fryt tjeter i bashkepunimit francezo-britanik eshte projekti per ngritjen e nje trupe te perbashket ushtarake prej disa mijera ushtaresh.

Autor Lindita Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›