E Diel, 1 Nëntor 2026

Goran Bogdanoviq Beogradi kunder pjesemarrjes se serbeve ne zgjedhje

DW fare prisni nga zgjedhjet parlamentare ne Kosove

Bogdanoviq Nuk pres asgje te rendesishme nga keto zgjedhje ne vecanti kur dihet se ne skenen politike kane mbetur edhe me tej subjektet e njejta politike. Ne Kosove nuk eshte permiresuar asgje qe nga te drejtat e njeriut e deri tek gjendja ekonomike e cila eshte perkeqesuar. Prandaj eshte iluzion qe te pritet dicka nga kjo elite politike ne Kosove nga njerezit te cilet ne retoriken e tyre ende kane fjalet e viteve 90-te dhe me pas.

DW Serbia ka kerkuar prej serbeve qe te bojktojne edhe keto zgjedhje. Por ju edhe vete e keni thene se pritet nje pjesemarrje me e madhe e tyre ne zgjedhje. Cili do te jete qendrimi juaj ndaj atyre qe marrin pjese ne votime

Ata qe jane ne institucionet e Kosoves nuk bejne asgje per bashkesine serbe

Bogdanoviq Sa i perket serbeve te Kosoves ne kemi bere nje analize serioze per pasojat e mundshme para konstatimit se ne prag te fillimit te dialogut ende nuk jane pjekur kushtet per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje. Por gjate bisedimeve me serbet e atjeshem kam konstatuar se nje pjese e tyre do te dale ne zgjedhje jo per te forcuar institucionet e Kosoves por per te zvogluar shanset e futjes ne parlament te atyre qe tani i prezantojne serbet. Ata qe jane tani ne institucione kujdesen vetem per interesat e tyre dhe familjet e veta dhe per asgje tjeter qe paraqet disfate te madhe per bashkesine etnike serbe. Kjo mund te shihet edhe nga simptatite e zotit Thaci ndaj nje opcioni politik per te cilin zgjedhesit serbe per fat te keq nuk kane ndonje mendim te mire. Kjo eshte deshmuar gjate kater viteve te fundit. Ata kane bere shume pak vetem ne rrethinen e Gracanices dhe asgje tjeter.

DW Por cili eshte motivi i atyre qe tani duan te marrin pjese ne zgjedhje

Bogdanoviq Ata qe tani duan te marrin pjese ne zgjedhje duan te jene nje force e re e shendoshe e cila do te perfaqsoje serbet interesat e tyre dhe te Serbise nuk duam te lejojne futjen ne perdorim te tabelave kosovare dhe ti detyrojne serbet qe ti pranojne ato nuk do te lejojne heqjen e rrjetit te telefonise mobile. Te gjitha keto jane shkelje te te drejtave elementare te njeriut behen ne kundershtim me vullnetin e shumices serbe dhe ne kundershtim me vullnetin e Beogradit. Keto po behen ne prag te fillimit te dialogut mes Prishtines dhe Beogradit. Qellimi eshte ndoshta provokimi i Beogradit por kjo nuk do te kete sukses.

DW Ju thate se Beogradi ka bere nje analize serioze dhe ka konstatuar se nuk jane pjekur kushtet per pjesemarrje ne zgjedhje. Per cilat kushte e keni fjalen

Serbia nuk i ben thirrje serbeve te marrin pjese ne zgjedhje

Bogdanoviq Serbia nuk e pranon kete entitet te veteshpallur i cili ka shpallur pavaresine. Bashkesia nderkombetare nuk ka bere asgje per krijimin e ambientit per mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet nuk i ka shpallur OSBE-ja UNMIK-u apo EULEX-i por i ashtuquajturi Kuvendi i Kosoves te cilin Republika e Serbise dhe nje numer i madh i serbeve nuk e njeh. Prandaj Beogradi nuk mund tu beje thirrje serbeve per pjesemarrje ne zgjedhje per institucionet te cilat nuk i njeh.

DW A eshte me rendesi per Beogradin se kush do te fitoje ne keto zgjedhje

Bogdanoviq Natyrisht qe eshte me rendesi. Ne me vemendje e percjellim skenen politike ne Kosove ne vecanti une qe jetoj atje. Ne pushtet duhet te vije nje fuqi e re politike sepse opcionet e deritanishme nuk kane bere asgje per pajtimin dhe per realizimin e interesave te bashkesise etnike serbe. Ne pushtet duhet te vije nje force demokratike dhe pro evropiane por jo pro evropiane me dhune qe i ben gjerat vetem kur detyrohet prej bashkesise nderkombetare. Ne deshirojme qe ne pushtet te vijne forca te reja njerez te rinj te cilet nuk jane te ngakuar me te kaluaren qe nuk kane marre pjese ne lufte qe nuk kane ardhur prej shtabeve te ndryshme por jane te gatshem per bashkejetese dhe tolerance. Shprese ka sepse ne Kosove po shihen shenjat e para te disa forcave me te cilet serbet me deshire do te bashkepunonin dhe do te merrnin pjese ne disa procese.

DW Cilat jane keto forca

Bogdanoviq Duke ditur se si eshte situata politike ne kete moment nuk dua te flas mire per askend. Sepse edhe tek ne ne Serbi kemi nje situate qe kur dikush flet mire per ndonje subjekt apo lider politik shqiptar menjehere kjo behet kontraproduktive. Ne vecanti tani kur kemi te bejme me fushaten elektorale nuk dua te emeroje keta lidere politke.

Dialogu Beograd-Prishtine menjehere pas zgjedhjeve

DW Kur pritet fillimi i dialogut me Prishtinen

Bogdanoviq Sa i perket Beogradit ne jemi te gatshem qe dialogu te filloje neser. Mendoj se procesi nuk eshte dashur te zvarritet kaq shume pas rezolutes se OKB-se. Duhet te ulemi sa me pare prane tavolines dhe te fillojme me zgjidhjen e problemeve te perditshme te cilat ngarkojne te dy palet - serbet dhe shqiptaret. Ne jemi te gatshem e kemi caktuar delegacionin per negociata dhe po presim thirrjen nga Brukseli qe te ulemi dhe te bisedojme. Per fat te keq pala shqiptare ende nuk ka bere asgje per tu futur ne kete proces. Pres qe shume shpejt pas zgjedhjeve te mbahet takimi i pare ku te vendoset per temat qe duhet te bisedojme. Mirepo ne mund te presim edhe krijimin e qeverise dhe te fillojme nje dialog serioz.

DW Per cilat ceshtje do te bisedohet dhe a do te hapet edhe ceshtja e statusit te Kosoves

Bogdanoviq Do te bisedohet patjeter per te gjitha problemet qe ekzistojne ne Kosove duke u nisur nga personat e rrembyer dhe te pagjetur telekomunikimi transporti energjia elektrike... por te gjitha keto tema do te ngarkohen edhe me ceshtjen e statusit. Prandaj nuk mund te evitohen negociatat per statusin sepse statusi i Kosoves per Serbine nuk eshte nje ceshtje e mbyllur. Ne me siguri qe do te insistojme te bisedohet edhe per statusin.

Statusi i Kosoves per Beogradin ende i pazgjidhur

DW Pala shqiptare dhe shume faktore nderkombetare pohojne se ceshtja e statusit eshte e mbyllur ndersa ju kerkoni hapjen e kesaj ceshtjeje. Me keto pozicione kompromisi duket e pamundur

Bogdanoviq Nuk jane keto pozicionet e paleve sepse ne jemi fleksibel dhe pragmatik. Ne kemi pranuar te bisedojme per te gjitha ceshtjet dhe nuk kemi thene qe duhet te bisedohet per statusin dhe asgje tjeter. E dyta mendoj se gjithnje e me shume intelektuale dhe lidere shqiptare po e kuptojme se pa pelqimin dhe pa njohjen prej Serbise statusi i Kosoves nuk eshte i zgjidhur se do te kete tensione dhe nuk do te kete pajtim. Ky eshte nje rast i mire qe nje here e pergjithmone ti zgjidhim kontliktet qe ekzistojne me shekuj te tere. Ne jemi te gatshem per kompromis por jo ne dem te popullit dhe shtetit serb.

DW Pasi qe Serbia nuk do ta njoh kurre pavaresine e Kosoves sic thoni Ju a mendoni ndoshta qe shqiptaret do te pranojne te rikthehen nen pushtetin e Serbise

Bogdanoviq Jo jo jo... nuk do te thote qe nese Serbia nuk e njeh pavaresine e Kosoves shqiptaret duhet te jene nen pushtetin e Serbise. Ka modalitete te tjera te shumta se si mund te arrihet ndonje kompromis i pranueshem per te dy palet. Nuk duhet te jetojme ne iluzione se shqiptaret do te kthehen nen pushtetin e Serbise por edhe Prishtina duhet ta kete te qarte se pa marre parasysh nivelin e presioneve serbet nuk do te intergrohen ne shoqerine kosovare. Ne vecanti veriu i Kosoves ku institucionet e Kosoves kurre nuk kane mundur te funksionojne. Kjo mund te behet me dhune si dikur por kjo do te kthehej si bumerang. Kujtoni vetem kohen e Millosheviqit i cili ka bere cka ka bere dhe ka ndodhur sic ka ndodhur. Prandaj duhet gjetur nje zgjidhje e pranueshme per te dyja palet.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›