Dita e fundit e fushates parazgjedhore ne Kosove

Zyrtare te KQZ-se thone se ky mekanizem tashme i ka bere pothuaj te gjitha pergatitjet per zgjedhjet e pergjithshme diten e diel me 12 dhjetor. Zedhenesi i KQZ-se Fehmi Ajvazi thote per DW-ne se tashme te certifikuara per te konkuruar ne zgjedhjet parlamentare jane 29 subjekte politike tete nga te cilat jane parti politike serbe.
Poashtu lista e votuesve eshte certifikuar dhe do te kemi nje milion e gjashteqind e tridhjetemije votues. Kete radhe do te kemi rreth 73 mije persona qe kane te drejte te votojne per here te pare. Qendra votimi do te kemi 746 me 2280 vendvotime thote Fehmi Ajvazi.
Ne baze te ligjit te zgjedhjeve i gjithe territori i Kosoves llogaritet vetem nje zone zgjedhore do te perdoret sistemi proporcional ku per 120 vendet e parlamentit garojne 1265 kandidate. Ne baze te Kushtetutes 20 vende ne parlament jane te rezervuara per pakicat dhjete nga to vetem per pakicen serbe.
Organet e rendit ne Kosove tashme kane finalizuar planin operacional per sigurine gjate dites se zgjedhjeve. E angazhuar ne diten e zgjedhjeve do te jete vetem policia e Kosoves me mbi gjashte mije police mirepo ata do te mbeshteten ne rast nevoje edhe nga policia e misionit
EULEX dhe focat paqeruajtese thote per DW zedhenesi i policise se Kosoves Baki Kelani.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zedhenesi i policise se Kosoves Baki Kelani.Sa i perket veriut te Kosoves kjo varet nga vleresimet ne diten e zgjedhjeve mirepo padyshim se policia do te kete nje fokus me te shtuar ne veri. Deri tash te gjitha vleresimet jane bere ne nivel te drejtorive rajonale dhe per planet e vecanta qe perfshijne edhe angazhimin e policeve per diten e zgjedhjeve jane pergjegjese keto drejtori rajonale thote zedhenesi i policise Baki Kelani.
Zyrtare te KQZ-se thone se megjithe kundershtimin e disa perfaqesuesve te serbeve te veriut te Kosoves edhe ne kete pjese te banuar me shumice serbe do te hapen qendrat e votimit sikunder do te jene te angazhuara edhe qendrat mobile te votimit per tu mundesuar qytetareve qe te votojne.
Te merkuren ne mbremje ne komunen e Leposavicit ne veri te Kosoves nga persona te panjohur u vra nje pjesetar i komunitetit boshnjak i cili ishte trainer i komisionereve zonale per zgjedhjet ne Kosove. Zedhenesi i KQZ-se Fahmi Ajvazi thote se pavaresisht nga ky incident nuk do te kete zbrapsje ne procesin e votimit as ne veri te Kosoves.
Kjo nuk do tu ndaloje KQZ-ve qe te beje pergatitjet e fundit dhe diten e diel te kemi zgjedhje edhe ne veri dhe shpresoj qe te mos kemi incidente qe do ta demtonin procesin e zgjedhjeve thote Fahmi Ajvazi.
Zgjedhjet e pergjithshme te jashtzakonshme te 12 dhjetorit ne Kosove organizohen per here te pas shpalljes se pavaresise. Ato do te vezhgohen nga rreth 32 mije vezhgues mirepo shumica e tyre jane vezhgues vendas.
Nga radhet e organizatave nderkombetare do te jene rreth 500 vezhgues ndersa 350 vezhgues do te jene nga ambasadat ne Kosove te vendeve qe e kane njohur pavaresine. Prania nderkombetare ne Kosove perkatesisht perfaqesuesit e vendeve me te industrializuara jane shprehur optimist per nje proces te rregullt zgjedhor duke kerkuar nga qytetaret e Kosoves qe ta vazhdojne sic shprehen ata traditen e mbajtjes se zgjedhjeve demokratike konform standardeve nderkombetare.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Eliana Xhani