Çeki, marshim të neonazitëve
Pragë -Në veri të Çekisë, rreth 400 neonazistë të ardhur nga Çekia, Gjermania , Sllovakia dhe Hungaria kanë marshuar mbrëmë. Megjithëse policia kishte paralajmëruar se do të ndalonte protestën e ekstremistëve, ata nuk u tutën, përkundrazi zhvilluan marshimin e tyre. Bëhet e ditur se forca të mëdha policore kanë penguar rreth 200 anarkistë, të cilët kanë tentuar të sulmojnë neonacistët e mbledhur.