Bashkepunim per zgjedhjen e Presidentit

Eurosocialisti Kristian Vigenin konsideron, se fryma e re e bashkëpunimit midis mazhorancës dhe opozitës do të duket pikërisht tek zgjedhja e çështjeve që kanë mbetur pezull, pasi duke qenë se ato janë të ndjeshme, mund të kthehen në arenë konfrontimi për të dyja palët në të ardhmen.
"Shpeshherë është e lehtë që të gjendet marrëveshje për çështje që nuk janë shumë të ndjeshme. Por shpirti i ri i vërtetë i bashkëpunimit do të duket pikërisht tek çështjet e vogla që janë shumë të ndjeshme për palët, të cilat mund të kthehen në arenë konfrontimi në të ardhmen. Unë shpresoj gjithashtu që deputetët shqiptarë do të bien dakort dhe do të zgjedhin një kandidat për president me një shumicë votash më të madhe të mundshme. Ky do jetë vërtet një ndryshim në jetën politike në Shqipëri. Nëse zgjidhet një figurë që përfaqëson unitetin e vendit në krye të shtetit, ky është një mesazh shumë i fortë për Bashkimin Europia, por edhe për qytetarët shqiptarë. Shpresoj që fryma e re e bashkëpunimit do të prodhojë rezultate konkrete dhe shpresoj që Shqipëria do të bëhet vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian”, u shpreh ai.
Sipas tij, ajo që është e rëndësishme tani, është që të ruhet kjo frymë bashkëpunimi.
“Ne si eurodeputetë jemi përpjekur që të arrihet këtu, e kemi pritur me kohë dhe tani që ajo ekziston, ne jemi të kënaqur. Por jemi optimistë të kujdesshëm, pasi ne do të dëshironim që të shihnim një dialog konstant dhe të vazhdueshëm, që të prodhojë rezultate”, deklaroi eurosocialisti Vigen.