E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork, Topi sot në Debatin e Nivelit të Lartë

Presidenti Bamir Topi

Presidenti Bamir Topi merr pjese sot ne Debatin e Nivelit të Lartë në Nju-Jork. Vizita e Topit behet me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-mun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Nasir Abdulaziz Al-Naser.

Sipas njoftimit te Presidences mesohet se ne kete debat diskutohet çështja më e mprehtë e kohës, gjendja ekonomike në botë, ne prani te kryetarëve shtetesh e qeverish, autoriteteve të tjera të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtuesve të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare, të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Organizatës Botërore të Tregtisë, etj.

Gjatë debatit të nivelit të lartë të përqendruar mbi: Gjendjen ekonomike botërore, do të trajtohen një sërë tematikash mbi sfidat komplekse makro-ekonomike, me të cilat përballet bota sot si papunësia, borxhi, inflacioni, tregtia dhe investimet, si dhe rregullimi i sektorit financiar.

Topi do të mbajë një fjalë në kuadër të këtij debati, në të cilën do të përcjellë disa pikëpamje në lidhje me gjendjen ekonomike të krijuar nga kriza financiare dhe ekonomike.

Ne axhenden e vizites jane parashikuar edhe një sërë takimesh të rëndësishme, si me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, etj., me drejtuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) si dhe do të dekorojë Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA e mjaft personalitete të shquara shqiptare e amerikane me një kontribut të rëndësishëm në promovimin e vlerave atdhetare, kulturore e paqedashëse të shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›