Bashkëpunim ushtarak Shqipëri-Turqi
Në këtë kuadër, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, priti sot në një takim kundëradmiralin Ismail Taylan, komandanti i Grupit të Anijeve të Forcave Detare të Turqisë.
Në këtë takim, Ministri Imami vlerësoi së pari marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, marrëdhëniet mes dy shtabeve, planet në zhvillim të bashkëpunimit, si edhe vetë vizitën e anijeve turke në ujërat tona si tregues i këtij bashkëpunimi.
Ai vlerësoi ndihmën që Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA të Turqisë, kanë dhënë për edukimin, arsimimin dhe trajnimin e një numri të madh oficerësh shqiptar në shkollat dhe akademitë ushtarake të Turqisë. Gjithashtu vlerësimi shkoi edhe në bashkëpunimin e forcave tona në Afganistan, ku së shpejti do të niset edhe një togë mjekësore që do të veprojë brenda komandës turke.
K/admirali Taylan, duke e vlerësuar vizitën në ujërat e vendit tonë të anijeve që ai drejton si shembull të mirë bashkëpunimi të dy vendeve të së njëjtës familje, dha mbështetjen e vendit që ai përfaqëson për vazhdimësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe ushtrive tona. Gjithashtu, ai i bëri Ministrit Imami një ekspoze të tax-forcës detare që ai kryeson.