Serbia dhe Kosovanë BE, si dy vendetë pavarura
PRISHTINE- Ulrike Lunacek, hartuese e rezolutës për Kosovën të miratuar nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, në një intervistë për Radio Dukagjinin ka thënë se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt familjes evropiane është si dy shtete të pavarura.
“Mendoj që ardhmëria e Serbisë dhe Kosovës qëndron në BE, dhe shpresoj se në të ardhmen kufijtë, dallimet etnike, ose e kaluara e historisë, mos të jenë aq të rëndësishme. Kjo është rruga të cilën ne të gjithë po e ndjekim. E në këtë rrugë ne duam që të shohim Serbinë dhe Kosovën si shtete të pavarura”, ka thënë Lunacek.
Ndërkohë, duke folur për Rezolutën e miratuar të mërkurën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, eurodeputetja Lunacek ka theksuar se në projektin e saj i bëhet thirrje Qeverisë së Kosovës dhe EEULEX-it që ta luftojnë korrupsionin në të gjitha nivelet.
“është shumë e rëndësishme që EULEX-i, bashkë me Qeverinë e Kosovës, të punojnë në luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet. Nga ana tjetër, Qeverisë së Serbisë i kërkohet që të ndërpresë mbështetjen e strukturave paralele, që vazhdojnë të përkrahen ende nga kjo qeveri”, ka thënë Lunacek.
Beogradi, sipas saj, duhet të ndalojë ndikimin tek serbët e Kosovës dhe që t’u lejohet këtyre të fundit të bashkëpunojnë për integrimin e tyre në Kosovë, dhe të kenë baza të mira jetese në shtetin e Kosovës”.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)