E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, kontrollinë dyqan, zbulohencelularë kontrabandë

ELBASAN- Kontrolli ndaj një dyqani celularësh në Elbasan ka përfunduar me zbulimin e një kontrabande të aparatëve celularë. Mëngjesin e sotëm forca të policisë së këtij qyteti kanë ushtruar kontroll ndaj një dyqani në lagjen “Luigj Gurakuqi” në pronësi të dy personave.

Gjatë kontrollit u zbuluan 57 aparatë celularë pa asnjë dokument përkatës. Sipas policisë celularësh rezultonin kontrabandë të importuar nga shteti italian dhe ishin të markave të ndryshme.

Mësohet se hetimet po vazhdojnë, ndërkohë që dy pronarët e dyqanit Haxhi Tirana dhe Anila Nushi janë në ndjekje penale në gjendje të lirë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›