Bashkepunimi Shqiperi-OKB Topalli pret delegacionin e IPU

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti në një takim Grupin Këshillues të Komitetit të IPU për Çështjet e Kombeve të Bashkuara, OKB. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin e Parlamentit dhe institucioneve të tjera shqiptare me të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri si dhe zbatimin me sukses të programeve për zhvillim, e veçanërisht të programit “Një OKB”. Duke i’u përgjigjur interesit të përpaqësuesve të IPU, Kryetarja Jozefina Topalli bëri një përmbledhje të shkurtër të historisë së vendit tonë, nga periudha e Mbretit Zog, më pas regjimi diktatorial ku për 50 vite resht, Shqipëria u shndërrua në një nga vendet më të izoluara në botë deri në rrëzimin e këtij regjimi dhe 20 vitet demokraci, ku vendi është tranformuar tërësisht. Lidhur me përfaqësimin e grave në Parlament, Kryetarja e Kuvendit tha se tashmë është miratuar kuota 30 % në Kodin Elektoral, megjithëse mbeten ende përpjekje për t’u bërë në zbatimin e saj.