E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkepunimi ne fushen e drejtesise me ekspertet amerikane

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori priti Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Gjatë takimit disa minutësh, kryetari Zaganjori shprehu gatishmërinë për ta vazhduar më tej bashkëpunimin ne fushën e drejtësisë me ekspertët amerikanë të USAID-it, OPDAT-it dhe JUST-it
Në emër të trupës gjyqësore, Zaganjori shprehu angazhimin se do të punohet me vendosmëri përkundrejt arritjes së standardeve të vendeve me demokraci të zhvilluar.
Ambasadori Arvizu, duke i uruar marrjen e detyrës si Kryetar i Gjykatës së Lartë, vlerësoi figurën dhe kontributin e gjyqtarit Zaganjori në fushën e drejtësisë.
Sipas Arvizut, edhe pse Shqipëria ndodhet përballë sfidash të rëndësishme, deri tani janë arritur rezultate të pëlqyeshme në shumë fusha.
Ambasadori Arvizu u shpreh optimist se Shqipëria do të ecë me hapa të sigurt dhe të qendrueshëm drejt zhvillimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›