Berisha takon McCormak PS po perpiqet te pengoje procesin zgjedhor
Kryeministri Sali Berisha i tha shefes së misionit të ODIHR për zgjedhjet Conny McCormak se Partia Socialiste po përpiqet të pengojë procesin zgjedhor, duke keqpërdorur anëtarët e saj në KQZ, nëpërmjet orkestrimit politik të dorëheqjes së tyre. Ai tha se janë të gatshëm për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së me emrat që opozita do të propozojë. Berisha shprehu besimin se të gjitha partitë politike janë të angazhuara për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm dhe solli në vëmendje se kuadri zgjedhor është konsesual në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it dhe i hartuar sipas propozimeve të opozitës. “Infrastruktura zgjedhore do të shkurtojë kohën e numërimit, do të rrisë transparencën dhe besueshmërinë e rezultatit zgjedhor-tha Berisha. Edhe zonja McCormak nënvizoi rëndësinë që ka transparenca e procesit zgjedhor për besueshmërinë e këtij procesit.