Bashkepunimi per programin e zhvillimit te lidershipit
Bashkëpunim i Këshillit të Mimistrave me Fondin Shqiptaro-Amerikan për programin e zhvillimit të lidershipit do të synojë në krijimin e një historie të vërtetë suksesi. Kështu u shpreh sot, Kryeministri Berisha gjatë firmosje së memorandiumit të bashkëpunimit me Fondin Shqiptaro-Amerikan.
“Program i ri i bashkëpunimit përmban në vetvete një investim të rëndësishëm. Programi është ndër resurset më të rëndësishme njerëzore. Kandidatët që do të konkurojnë dhe që do të fitojnë do të jenë praktikantë në zyrat e Këshillit të Ministrave dhe ministrive të tjera. Ky program është huazim i Shtëpisë së Bardhë dhe do të synojë të sjellë përvoja drejtimi në administratë, duke synuar në krjimin e një aministrate të aftë”, vuri në dukje Berisha.
Po kështu dhe përfaësuesi i Fondit Shqiptaro-Amerikan, Majkëll Granoff e vlerësoi programin e zhvillimit të lidershipit si një mekanizëm për trajnime produktive, si dhe në rritjen e kapaciteteve në administratë.