E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje pas gjyqit rrihet per vdekje 45 vjecari

Gjyqi i dy fiseve në Lushnje ka përfunduar tragjikisht me vrasjen 45 vjeçarit Arben Sofjani i cili është rrahur për vdekje nga autorët e palës tjetër që ishin në gjyq. Burime policore bëjnë më dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës ku dy fiset Rustani dhe  Sofjani nga Lushnja kanë qenë në një gjyq për “dëmshpërblim për plagosje pas rrahjes ”.

 Sipas policisë së Lushnjes pjesëtarët  e dy fiseve pas përfundimit të seancës gjyqësore  janë konfliktuar me njëri tjetrin duke degraduar në goditjen me grushta dhe mjete te forta mes tyre. 
Nga po të njëjtat burime mësohet se pas rrahjes Arben Sofjani,  ish efektiv i policisë pyjore është drejtuar në komisariatin e policisë së Lushnjes për të bërë denoncimin për ngjarjen dhe disa minuta para se të mbërrinte në komisariat ka ndërruar jetë nga plagët e marra si pasojë e goditjeve me mjete të forta.

 Menjëherë policia e Lushnjes ka shoqëruar në komisariat autorët e dyshuar për vrasjen përkatësisht vëllezërit Hajro dhe Alush Rustami dhe nipin e tyre Julian Rustami, për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Viktima është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes dhe po pritet ekspertiza mjekoligjore për të nxjerrë shkaqet  e vërteta të vrasjes. Sipas policisë viktima gjatë konfliktit  ishte i shoqëruar nga njerëz të afërm të tij të cilët kanë marrë plagë të lehta nga goditjet me mjete të forta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›