Bashkëpunimi shqiptaro-gjerman, rreth 300 milionë euro në 2009

Tiranë, 28 dhjetor, NOA - Në vitin 2009, Gjermania i ka premtuar Shqipërisë një mbështetje financiare në vlerën e rreth 130 milionë eurove në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim. Ky është premtimi më i madh vjetor që Republika Federale Gjermane i ka bërë ndonjëherë Shqipërisë. Nga këto 130 milionë euro, mbi 90 milionë euro do të jetë vlera e projekteve, linja unazore 110 kV në Shqipërinë e Jugut me një shumë prej 49 milionë euro si dhe Linja 400 kV Tiranë-Prishtina me një shumë prej 42 milionë euro.
Marrëveshjet financiare përkatëse do të nënshkruhen sot në praninë e ambasadorit të Republikës Federale Gjermane, Bernd Borchardt në mjediset e Ministrisë së Financave nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe nga drejtoresha e Zyrës së KfV-së (Banka për Zhvillim), Ute Rodrian. Po sot, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe ambasadori i Republikës Federale Gjermane, Bernd Borchardt, do nënshkruajnë edhe në ministrinë e Transportit marrëveshjen mbi bashkëpunimin financiar për projektin Programi i mbrojtjes së mjedisit Liqeni i Ohrit Pastrimi i ujërave të zeza Pogradec II në shumën prej 800.000 eurosh. n.e/NOA