E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsensus për çmime

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) arriti konsensus për ruajtjen e niveleve të prodhimit të naftës dhe për çmime më të favorshme, konfirmoi të shtunën sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Abdullah Al Badri, në prag të një takimi të kartelit në Luanda.

''Për vitin e ardhshëm nuk është programuar asnjë rritje e prodhimit të naftës nga OPEC'', theksoi Al Badri.

"Nëse ju shikoni çmimet, ato janë shumë favorshme, por nëse ju shikoni ofertën dhe kërkesën, kryesisht stoqet, ato janë më të larta'', konfirmoi Al Badri, duke shtuar se OPEC do t'i çojë ato sërish në nivele të arsyeshme.

Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, organizatë kjo që siguron 40 për qind të arit të zi botëror, konfirmoi pos tjerash se dëshiron një respektim më të mirë të kuotave të prodhimit. Në fund të vitit 2008, OPEC u angazhua të tërheqë nga tregu i naftës 4,2 milionë fuçi naftë në ditë, me qëllim për të penguar një ulje të çmimit të arit të zi, që pati rënë deri në 30 dollarë për një fuqi (159 litra).

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›