E Martë, 3 Nëntor 2026

Bashkëpunimi ushtarak, Vengu pret homologun sllovak

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Sllovakisë Robert Kalinak.

Vengu tha se, gjatë takimit diskutoi me homologun sllovak, mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e rijetësimit të industrisë ushtarake.

“Sllovakia është një aleat i çmuar në tryezën e NATO-s, dhe mbështetëse e palëkundur e anëtarësimit tonë në BE, dhe vlerësohet për kontributin e rëndësishëm që jep në sigurinë kolektive”, u shpreh Vengu.

Ministri e cilësoi këtë bashkëpunim të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, ku Sllovakia gjithnjë e më shumë ka një qasje vullnetmirë përkundrejt faktorit shqiptar.

1 nga 8

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›