BashkëpunimiSHISH-KGB, Klosi:Deklarata absurde
TIRANË- Absurde dhe të cuditshme, e ka quajtur ish-shefi i Sigurimit Invormativ Shtetëror Fatos Klosi deklaratën e ambasadorit shqiptar në Rusi Sokol Gjoka, lidhur me shkëmbimin e informacioneve mes inteligjencës shqiptare dhe asaj ruse gjatë viteve të fundit. Sipas Klosit edhe më parë SHISH nuk ka bashkëpunuar me shërbimin informativ rus.
“Këto deklarata duken shumë absurde, të çuditshme. Më duket shumë e çuditshme që paskan pasur marrëdhënie me shërbimin rus në një kohë kur vendi aspironte të anëtarësohej në NATO. Shërbimi informativ rus shihej si armik i saj”, - u shpreh Klosi.
Ish shefi i shërbimit inteligjent shqiptar Fatos Klosi, lë të nënkuptojë se nëse një gjë e tillë ka ndodhur, atëherë përgjegjëse është qeveria, sepse ajo orienton politikat e shërbimit informativ.
Në numrin e kësaj të enjteje Gazeta Shqiptare sjell deklaratën e ambasadorit shqiptar në federatën ruse Sokol Gjoka, i cili ka pohuar për mediat dhe qarqet shkencore të Moskës se, koperimi i shërbimeve speciale të të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Rusisë ka karakter të qëndrueshëm, madje Gjoka e ka detajuar koperimin e shërbimeve inteligjente duke folur për shkëmbim informacioni dhe veprime operative konkrete. Por duke qënë se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe Rusia jo, ky shkëmbim informacioni nuk mund të bëhet pa miratimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, në të njëjtën kohë NATO do të ndërmarrë edhe masa penalizuese për vendin tonë nëse zbulon se informacionet sekrete të saj janë përcjellë shërbimeve sekrete të vendeve që njihen si rivale tqë NATO-s.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ambasadori shqiptar në Rusi:SHISH bashkëpunim me ish-KGB