E Diel, 1 Nëntor 2026

Një prift shpallet fajtor për 360martesa të rreme

LONDëR- I martonte, pavarësisht se e dinte që ishte një mashtrim, kështu mund të qëndronin në Britaninë e Madhe. Alex Broën, një reverend anglikan 61 vjeçar, u shpall sot fajtor nga gjykata e Lewes, në lindje të Sussex, se ka kryer 360 martesa të rreme në famullinë e tij të Shën Leonard-on-Sea, ndërmjet korrikut 2005 dhe korrikut 2009.
Së bashku me të është shpallur fajtor për shkeljen e ligjeve të emigracionit edhe Vadymyt Buchak, i cili paguante deri në 3000 euro qytetarët e Evropës lindore rezidentë në Britani nëse pranonin të martoheshin me imigrantë afrikanë, pjesa më e madhe nigerianë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›