E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- të përndjekurit: Të ngrihet memoriali për viktimat e komunizmit

Të përndjekurit politikë kanë protestuar sërisht në sheshin ku ngrihej bushti i diktatorit Enver Hoxha.
Ata i kanë kërkuar Edi Ramës të pezullojë projektin që ka për këtë shesh dhe kryeministrit Berisha të japë fondet për të ndërtuar aty një memorial për viktimat e komunizmit.

“Edi Rama të tërheqë menjëherë këto makineri dhe të lëvrojë fondin për ndërtimin e memorialit. I kërkojmë kryeministrit Sali Berisha që të lëvrojë fondin për ndërtimin e ketij memoriali dhe të deklarohet publikisht se memorizimi i krimit komunist duhet të jetë prioritet i kësaj qeverie që ka ardhur në pushtet me votat e kësaj pjese të qeverisë. Për memorialin do të jemi këtu dhe pa kaluar mbi trupat tanë ju politikanë nuk mund të prisni memorialin e krimit komunist” tha Besim Ndregjoni, ish- i perndjekur politik.

Edhe më parë ish- të përndjekurit politikë kanë kërkuar ngritjen e një obelisku në memorie të viktimave të komunizmit, kërkesë e cila deri tani nuk është realizuar.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›