Bashkëqeverisja PS-LSI, Rama takohet sot me Metën
Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve ku koalicioni i majtë fitoi bindshëm, nisin edhe negociatat për bashkëqeverisjen e re PS-LSI.
Burime të sigurta për Ora News theksojnë se kreu i PS-së Edi Rama do të takohet sot me kreun e LSI-së Ilir Meta, ndërsa ajo që ka mbetur vetëm të caktohet është ora dhe vendi i takimit.
Në takim, dy liderët e së majtës do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes parazgjedhore mes dy forcave politike ndërsa pritet të përcaktojnë edhe detajet e bashkëqeverisjes PS-LSI.
Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Metës pas përfundimit të zgjedhjeve të 23 qershorit ku koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane fitoi 84 mandate.