E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlini, kryeqytetibotëror i kinemasëpër 10 ditë

BERLIN- Berlini bëhet sërish sot për 10 ditë me radhë kryeqyteti botëror i kinemasë me 16 filma në garë për "Ariun e Artë" në edicionin e 61-të të Berlinales, që do të ndahen më 19 shkurt nga një juri e kryesuar nga Isabella Rossellini. Hapja i është rezervuar në mbrëmje filmit uestern të vëllezërve Coen "True Grit", ripunim i "100 dollarë për një sherif" (1969), i shfaqur jashtë gare, duke inaguruar kështu edhe karrierën e tij europiane dy javë nga ndarja e çmimeve Oscar, ku është nominuar për 10 kategori, ndër të cilët edhe ajo për filmin më të mirë, regjia më e mirë dhe aktori më i mirë për Jeff Bridges.

Por, një çështje ka filluar të trazojë tashmë Berlinalen duke bërë të shfaqet erë lufte të ftohtë mbi tapetin e kuq, me vjedhjen e dyfishtë ndaj një regjisori gjerman, autor i një dokumentari për manjatin rus të burgosur Mikhail Khodorkovski. Filmi i Cyril Tuschi pritet të prezantohet të hënën në seksionin paralel Panorama dhe flet për rrugën e ish-manjatit të naftës dhe ish-bosit të "Jukos", tashmë armik i betuar i kryeministrit Vladimir Putin dhe përmban një intervistë të rrallë filmike e Khodorkovskit në burg.

Një goditje e çuditshme për një festival që ka nisur në vitin 1951 në Berlinin Perëndimor pjesë e RDGJ-së, i parë si një vitrinë perëndimore, madje edhe amerikane, nën hundën e sovjetikëve dhe republikave komuniste të Lindjes. Që nga ajo kohë ai është bërë një nga takimet më të mëdha ndërkombëtare bashkë me Kanën, Venecian tanimë edhe Toronto.
Së fundi, për herë të tretë tradhazi që nga Festivali i Kanës në maj të vitit të kaluar dhe Mostra-n e Venecias në shtator, një nga anëtarët e jurisë nuk do të jetë i pranishëm: kineasti iranian Jafar Panahi, i dënauar me gjashtë vjet burg dhe 20 vjet ndalim të xhirimeve për shkak se filmoi manifestuesit kundërshtarë të regjimit në vitin 2009 .

Palma të arta në Kanë, Arinj të argjendtë në Berlin dhe Luanë të Artë në Venecia, Jafar Panahi, 50 vjeç, i nderuar nga të gjitha gfestivalet e mëdha të kinemasë në botë, ka marrë një "ndëshkim drastik për një film që nuk ekziston", këmbëngul drejtori i Berlinales Dieter Kosslick. Berlinalja ka parashikuar të premten "një ditë speciale për Jafar Panahi" duke shfaqur vepra të tij në seksione të ndryshme.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›