Bashkeshorti i Winehouse: Faji im qe drogohet

Bashkeshorti i Amy Winehouse ka marre pergjegjesine per terheqjen e kengetares drejt varesise nga droga.
Ne nje interviste per tabloidin britanik “News of the World”, Blake Fielder-Civil ka deklaruar se eshte ai qe ka shtyre Winehouse te provonte drogen e rende si kraku, heroina dhe kokaina.
“Kam qene une qe e kam shtyre Amy”, tha Fielder-Civil per gazeten.
“Pa mua, padyshim qe Amy nuk do te merrte ate rruge. Kam prishur dicka te bukur, tani duhet ta le te shpetoje jeten”, shtoi ai.