Winona Ryder humb bizhute e marra hua

Aktorja Winona Ryder humb stolite e marra hua nga nje argjendar i famshem. Nje byzylyk dhe nje unaze me diamante qe kapin shifren 82.000 paund i ishin dhene 37 vjecares, pas kerkeses se saj per t’i mbajtur ne nje feste.
Aktorja deklaroi se i kishte lene bizhuterite e cmuara ne nje zarf tek recepsioni ne hotelin e saj, por ne fakt kamerat nuk e kane filmuar kete moment.
Aktorja u denua per vjedhje te veshjeve me vlere 3 mije paund ne nje butik luksoz ne Beverly Hills ne vitin 2002. Nuk dihet nese ajo i eshte rikthyer zakonit te vjeter, por ceshtja nuk eshte sqaruar ende.
Zedhenesi i aktores nuk ka bere asnje koment per zhdukjen e bizhuterive.
Ne fillim te muajit aktorja perfundoi ne spital ndersa do te fluturonte nga Londra ne Los Anxhelos, pasi kishte marre shume qetesues per te shmangur friken qe i shkakton fluturimi.