Heroi me nudon përballë
Në përfytyrimin pamor të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu është imazhi luftarak, ngjitur mbi kalë, me shpatë në dorë. Ai është mes betejash të ashpra duke carë me shpatë armiqtë, në tufë të turqve. Kjo ka ardhur ndoshta duke i qëndruar korrekt historisë, ose duke njohur patetikisht historinë, pa eksperimentuar mbi imazhet e heroit ndryshe. Këtë ndryshim e sjell për herë të parë piktori Bashkim Ahmeti.
I ardhur nga Nju Jorku për të ekspozuar në Tiranë, tema e tij, dashuritë patriotike, na kanë krijuar tani Skëndërbeun përballë një femre, dhe nudo majde
Heroi me nudon përballë
Intervistoi: Suela Furriku
Në përfytyrimin pamor të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu është imazhi luftarak, ngjitur mbi kalë, me shpatë në dorë. Ai është luftëtari në bedenat e kështjellës së Krujës duke zmbrapsur turqit. Ai është mes betejash të ashpra duke carë me shpatë armiqtë, në tufë të turqve. Asnjëherë i zbritur nga arena e luftës.
Kjo ka ardhur ndoshta duke i qëndruar korrekt historisë, ose duke njohur patetikisht historinë, pa eksperimentuar mbi imazhet e heroit ndryshe. Këtë ndryshim e sjell për herë të parë piktori Bashkim Ahmeti.
I ardhur nga Nju Jorku për të ekspozuar në Tiranë, tema e tij, dashuritë patriotike, na kanë krijuar tani Skëndërbeun përballë një femre, dhe nudo majde.
Piktori Bashkim Ahmeti na ka paraqitur anën e tij të panjohur, atë që ai e cilëson si tematikën kryesore që ndjek pena e tij në ekspozitën e çelur gjatë kësaj jave në Galerinë Kombëtare të Arteve. Veç kësaj, ekspozita me titull “Shqipëria e përjetshme” përbëhet edhe nga një grup pikturash me imazhe nga Neë York-u (SHBA), ku artisti aktualisht jeton, si dhe veprat e tjera që i përkasin temës Shqiptare në të cilat paraqet imazhe nga natyra shqiptare, tema historike që përqendrohet kryesisht rreth figurës së Mbretit, ashtu siç e cilëson ai heroin tonë kombëtar. Kompozicioni i tij në pikturë ndërthuret vazhdimisht tri ngjyra kryesore si të preferuarat e tis, okrën e artë, blunë mesdhetare dhe të kuqen verbuese Onufriane.
Ekspozita është shoqërohet edhe nga një katalog ku janë paraqitur 97 vepra të realizuara gjatë viteve 2005 – 2008, si janë pjesë të ekspozitës, “Shqipëria e përjetshme” dhe do të qëndrojë e hapur në GKA deri më 12 dhjetor.
Ahmeti është një personalitet i artit shqiptar me kontribut në disa fusha të arteve pamore. Vepra e tij krijuese rreth 40 vjeçare, përveç pikturës, shtrihet edhe në skenografi dhe kostumografi si në teatër, opera, spektakël, mësimdhënie, në drejtimin artistik dhe krijimin e pjesëve kompozicionale në Muzeume Kombëtare. Ai ka krijuar vepra në teknikën e vajit, afreskut dhe grafikës, ndërkohë që për herë të parë piktori ka prezantuar krijimtarinë e tij në moshën 20 vjeçare në ekspozitën kombëtare, në Tiranë, ku u vlerësua edhe me çmim. Shënon kështu kohën kur mori spunton e parë për të ekspozuar vazhdimisht në veprimtari të ndryshme kombëtare në grup dhe në ekspozita vetjake brenda dhe jashtë Shqipërisë pikturën e tij.
Sapo keni çelur një ekspozitë të quajtur “Shqipëria e përjetshme”, çfarë shënon kjo në këtë periudhë të karrierës suaj?
Kjo është një ekspozitë me punime të viteve 2004-2008. Është një punë që e kam vazhduar pas periudhës kur unë kam hapur një ekspozitës në dhjetor të vitit 2004 këtu në Tiranë, kështu që pas kësaj kohe e deri në ditët e sotme kam realizuar punë të tjera të cilat unë i kam pasqyruar në ekspozitën që sapo kam hapur, në të njëjtën sallë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Janë piktura të ndryshme, ku gati një e katërta prej tyre i përkasin tablove me dimensione të mëdha, pothuajse dy deri në tre metra. Sa i përket tematikave që kanë shprehur nëpërmjet tyre janë përgjithësisht ato historikë dhe frymëzime nga ato që unë e quaj “Shqipëria e përjetshme”, ashtu siç e kanë quajtur mendimtarët shqiptar në kuptimin që aty gjen gjithçka që është me origjinë shqiptare, apo edhe nga trashëgimia vizive që pasurojnë kulturën tonë. Janë frymëzime personale, ku ndër ta mund të gjenden persona të familjes sime, edhe personazhe historikë ku për këto të fundit mund të them se janë muza ime edhe pse ato i përkasin Shqipërisë së përjetshme, dhe jo vetëm mua personalisht.
Cila ishte ideja për këtë ekspozitë që ju solli nga Nju Xhersi, aty ku jetoni aktualisht?
Po është e vërtetë, unë jetoj në Neë Jearsy bashkë me familjen time. Kam emigruar që në vitin 1995 në Amerikë dhe që në atë kohë unë vazhdoj të jetoj atje. Sa i përket pyetjes suaj, mund të them se unë vazhdimisht kam pasur kontakte me Shqipërinë të cilët nuk i kam shkëputur asnjëherë. Gjatë këtyre viteve, edhe pse jetoja larg vendit tim, unë kam ardhur shpesh herë, për shkak të shumë angazhimeve që më mbanin peng në një farë mënyre. Kam punuar jo rrallë me skenografi të ndryshme, kam marrë pjesë edhe në dy ekspozita në grup në Tiranë, dhe më pas e kam pasuruar përvojën time edhe me dy ekspozitat e mia vetjake. Tirana është vendi ku janë njerëzit që më njohin më tepër dhe më kanë ndjekur me veprimtaritë e mia, artin tim. Është publiku më i rëndësishëm i krijimtarisë sime. Edhe pse unë impenjohem jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera të huaja, sërish ngrohtësinë më të madhe e gjej në kryeqytet sepse artdashësit e pikturës sime janë vetëm këtu, dhe këtu do të jenë.
Si ndjeheni më mirë në këtë ekspozitë vetjake apo në grup?
Po, sigurisht që më të plotësuar e ndjej veten në ekspozitat e mia vetjake. Kjo sepse në fund të fundit janë pikturat e mia. Mund të përzgjedh vetë krijimtaritë e mia, mund të seleksionoj më shumë, apo më pak, një dimension më të gjerë, etj. Ndërkohë që ekspozitat në grup nganjëherë kanë edhe kufizime të shumta, dhe mund të lejojnë të paraqesësh dy tre piktura jo më shumë. Veç kësaj, duhet të dish zgjedhësh pikërisht ato tablo të cilat i përshtaten një koncepti, ideje apo një mesazhi që ndjek ajo ekspozitë me qëllim që të mos dalësh jashtë teme.
Po në Neë Jearsy keni hapur ndonjë ekspozitë?
Po, edhe atje kam hapur ekspozita. Tani në muajin gusht kam hapur një ekspozitë në grup, ndërsa para dy vjetësh kam hapur një tjetër ekspozitë vetjake në Neë York. Në brendësi të saj gjendeshin kryesisht piktura me motive nga qyteti i Neë York-ut, por mes tyre kam paraqitur edhe piktura me pamje nga Shqipëria. Me pak fjalë, kam lëvruar një raport të kundërt me pozicion tim ku ndodhesha. Këtu kam më tepër piktura me origjinë shqiptare, por pjesërisht edhe nga Amerika, ndërsa atje ndodh e anasjella.
Pse kjo zgjedhje sipas jush?
Për mua është e njëjta gjë. Piktori është po ai në pikturë dhe në art, është dhe mbetet po ai edhe kur pikturon Gjirokastrën, Neë York-un, apo edhe një objekt të caktuar i cili mund të mos ketë ekzistuar kurrë më parë, pra është produkt i imagjinatës.
Çfarë reagimesh keni marrë gjatë ekspozitës suaj në Neë York?
Kam vërejtur reagime të mira. Pikturat e ekspozitës janë pritur me ngrohtësi, me kuriozitete, vëmendje, apo edhe analiza inkurajuese, jo rrallë edhe mjaft lëvduese.
Në këtë ekspozitë i pranishëm është edhe tablo mbi Skënderbeun, që ju e quani Mbreti. Një imazh që vjen e perceptuar ndryshe nga ju, cfarë përfytyrimi është ky në pikturën tuaj?
Mbreti, është një personazh i pikturave të mia. Gradualisht në punët e mia ai ka marrë një siluet të caktuar dhe një profil të specifikuar, herë më qylaf, herë me fustanellë etj., por gjithnjë ka diçka që i përket kulturës sonë që në lashtësi çka i jep një karakter tjetër trashëgimisë sonë vizuale. Nganjëherë, ato lidhen me mënyrën se si janë pikturuar personazhet historik si Karl Topia, ose dikush tjetër në afresket mesjetare të Shqipërisë, si dhe nëpër ikona. Kështu që , është një karakter që vjen herë dramatik, herë tragjik, por në rastin konkret ai vjen më shumë fitimtar se sa humbës. Unë e kam quajtur vetë Mbreti për të përmbledhur një dramë të caktuar, të cilin e kam shoqëruar edhe me një femër, Donikën siç e dimë të gjithë. Kjo për shkak se ai është një hero dhe në pikturat e mia unë gjithmonë një personazh të tillë gjithnjë e shoqëroj edhe me një femër.
Çfarë roli luan kjo femër përbri Heroit?
E kam paraqitur duke u mbështetur më tepër nga këngët e folklorit shqiptar. Kam kuptuar idenë e këngëve popullore lidhur me mbretin që ai gjithmonë e ka diku të dashurën e tij të cilën e kam trajtuar më së shumti si një nxitje, frymëzim, si intrigë, lodhje, apo çlodhje, pra shitu siç janë raportet e njerëzve në jetë.
Çfarë ju tërheq më tepër nga Hero ynë Kombëtar?
Heroi ynë kombëtar është tema ime e përhershme. Është një hero dramatik, romantik ku gjithmonë afër tij është një femër e cila përgjithësisht është nudo. Unë kam një grup pikturash me “nudo”, ku një pjesë prej tyre janë ende në kompozim.
Pikturat e femrave nudo, janë produkt i imagjinatës suaj, apo bazoheni në modelet femra?
Shpesh herë janë krijimtari nga imagjinata ime, por midis tyre ka edhe të mbështetur nga modele femra.
Ku i gjeni këto femra?
Ashtu siç bëjnë të gjithë piktorët, ashtu i gjej edhe unë, por në përgjithësi në pikura e mia ka qenë bashkëshortja ime imazhi i tyre, si ato nudo, ashtu edhe ato të veshura. Ato që e njohin pikturën time, në qoftë se do të shohin një femër të tillë, nudo janë të vetëdijshëm që në brendësi të saj ka diçka nga gruaja ime, si flokët e kuqe, apo diçka tjetër, mbi të gjithë ajo kujtohet më patjetër në pikturat e mia.
Pse pikërisht bashkëshortja juaj?
Kam zgjedhur gruan time sepse është një rrugë më mbarë për mua. Nuk kam ndjekur ndonjë ide, ndonjë metaforë, por është një lloj mënyrë dhe metode që më përshtatet më mirë për të pikturuar tematika të tilla.
E mbani mend herën e parë kur keni pikturuar nudo? Na përshkruani pak ndrojtjet e atyre momenteve...
Po e mbaj mend, kam qenë në shkollë, në liceun artistik. Ndrojtje sigurisht që kisha, dhe më kujtohet madje edhe ajo pritja e gjatë e shoqëruar edhe me një lloj emocioni të paprovuar më parë dhe shumë të veçantë kur na informuan që pas një muaji do të vinte se fundmi edhe një modele në klasën tonë për të pozuar nudo, ku në natyrisht do të ishin ne, (mes tyre edhe unë) ai që do të pikturonte një femër nudo. Ishte më tepër befasuese për shkak të kushteve të asaj kohe që pak imazhe të femrës së zhveshur mund të gjeje shumë pak, ose aspak. Kjo anë ka shumë rëndësi për artistin, edukimi me praninë e modelit që pozon ku dalë ngadalë shndërrohet në diçka të natyrshme dhe farë normale për piktorin. Ashti siç ke një mollë për të pikturuar, ashtu mund të jetë edhe një femër, edhe rast se kur është e zhveshur.
Koleksionistët zbulojnë shqiptarët në gravurë
“Shqiptarët në shekuj” është ekspozita e parë e Fotaq Andreas në bashkëpunim me Dritan Mukën e hapur mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve me mbështetjen e Kryetares së Kuvendit Jozafina Topalli. Është një ekspozitë dokumentare me 111 gravura me tematikë shqiptare, e cila do të qëndrojë e hapur deri më datë 6 dhjetor 2008.
“Motivi i kësaj ekspozite është dashuria për të shkuarën historike të vendit tonë, dashuria që të ruajmë vlerat tona kombëtare dhe që populli shqiptar të njihet më nga afër me këto vlera.” tha Fotaq Andrea, një prej kuratorëve të ekspozitës.
Në këtë ekspozitë janë paraqitur dokumentare gravurash të një periudhe të gjerë historike, por më shumë dominon ajo e shekujve 18 dhe19, me Lidhjen e Prizrenit dhe Shpalljen e Pavarësisë, që janë pika kulmore të historisë sonë kombëtare.
Në këtë ekspozitë janë tetë vepra që publikohen për herë të parë që janë origjinale të mirfillta si p.sh nëna me të bijën që i përket shekullit 18, portreti i malësorit, gruaja shqiptare me hollandezen që tregon emancipimin e shqiptarëve, figura e një arbëreshi dhe një arbëresheje, etj.
"Këto vepra dëshmojnë se autorët e huaj kanë qënë drejtpërsëdrejti në ato kohëra në vendin tonë , tregon që Europa vinte në Shqipëri dhe Shqipëria shkonte në Europë. Tregon që identitetiti shqiptar gjithmonë ka qënë i pranishëm në Europë dhe gjithmonë ka ardhur duke u afirmuar dhe duke u forcuar."-thotë Andrea.
Sipas tij shtetet, ku janë gjetur këto vepra janë kryesisht Anglia, Franca, Gjemania, Hollanda, Kanadaja, Brukseli, Tajlanda, etj. Ai na tregon për koleksionin që i përket Skënderbeut që janë gravura origjinale të kohës.