E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti: Tentuan te me vrasin

Tirane- Nen nje mbikeqyrje te rrepte nga policia, Dritan Dajti eshte sjelle dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda, i lidhur kembe e duar, ku u njoh me masen e sigurise "arrest me burg". I shumekerkuari ka pretenduar se kane dashur ta vrasin diten e arrestimit te tij, si dhe nuk trajtohet mire ne spitalin e burgut. Po dje gjykata ka caktuar masen e sigurise "arrest me burg" per kunatin e Dajtit, Erges Xhaxhin, ndersa ka lene te lire Elvis Karolin. I pari qe eshte sjelle ne Gjykaten e Krimeve te Renda per t'u njohur me masen e sigurise, ka qene kunati i Dritan Dajtit, Erges Xhaxhi. Ora shenonte 09:00 kur Xhaxhi eshte futur ne sallen e gjyqit, per t'u perballur me pretendimet e akuzes dhe me pas per t'u njohur me masen e tij te sigurise. "Nuk kam te bej fare me vrasjet, nuk e di pse jam ketu. Nuk kam pare asgje pasi kam qene i shtrire ne toke dhe nuk kam pare kush ka qelluar dhe ke kane vrare", mesohet te kete deklaruar dje perpara gjykateses se gatshme Marsela Balili, 24-vjecari Erges Xhaxhi. Nderkohe qe pavaresisht pretendimeve, gjykata ka caktuar ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg". Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur ne ngarkim te Xhaxhit akuzen "dhenie ndihme ne eliminimin e kater efektivave". Vetem nje ore pas mberritjes se Xhaxhit ne Gjykaten e Krimeve te Renda, Dritan Dajti eshte shoqeruar nga spitali i burgut drejt gjykates, me sirena alarmi. Dy fugona policie, brenda te cileve qendronin efektive te veshur me antiplumb, maska dhe ne duar mbanin nga nje arme te llojit "Kallashnikov", shoqeronin makinen e blinduar te spitalit te burgut, brenda te ciles qendronte Dritan Dajti. Mesohet se Dajti eshte sjelle me barele ne gjykate, i lidhur kembe e duar dhe i shoqeruar me masa te rrepta sigurie, nderkohe qe mbi koken e tij qendronin uniforma blu, te veshur me antiplumb. Menjehere sapo ka hyre ne ambientet e gjykates nepermjet tunelit, Dajti eshte shoqeruar per ne sallen e gjyqit nen shoqerine edhe te personelit mjekesor. Duke marre parasysh faktin qe 39-vjecari nuk kishte nje avokat mbrojtes, gjykata i ka caktuar atij avokatin Remzi Ponari. "Kane dashur te me vrasin, ne momentin e arrestimit. Nuk po trajtohem mire nga ana e policise ne burg pas arrestimit tim, kerkoj trajtim me te mire", keto kane qene fjalet e vetme qe Dritan Dajti ka deklaruar dje, perpara gjykates gjate caktimit te mases se sigurise. I pandehuri i ka kerkuar edhe uje gjykateses se gatshme, pasi nuk ndihej mire. Nderkohe qe nga ana tjeter prokuroret e ceshtjes Ardian Nexha dhe Eugen Beci, i kane shpjeguar gjykateses se gatshme Marsela Bilali, se Dajti eshte duke u hetuar per akuzen e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese", pikerisht per vrasjen e kater efektivave. Gjykata ka verifikuar te gjitha plaget qe kishte marre Dritan Dajti, gjate momentit te arrestimit te tij. Mesohet se me ndihmen e mjekeve, Dajti i ka treguar trupit gjykues dhe prokuroreve tre plaget e tij, njera prej te cilave ne krah te majte, tjera ne anen e djathe te barkut ndersa plaga e trete ne kembe. Sipas avokatit Ponari, gjate seances gjyqesore ai kishte kerkuar nje mase sigurie me te bute per klientin e tij, kjo duke marre parasysh gjendjen e tij te renduar mjekesore. Gjykata ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg" ne ngarkim te Dritan Dajtit. Gjate momentit qe Dajti ishte duke u perballur me Gjykaten e Krimeve te Renda, nje nga miqte e tij, i arrestuar nje dite pas ngjarjes, Elvis Karoli 21-vjec, eshte perballur dje me gjykaten e Tiranes per masen e sigurise ne ngarkim te tij. Karoli u arrestua ne banese pasi dyshohej si bashkepunetor i Dajtit dhe akuzohej per vepren penale te "armembajtjes pa leje". Gjykatesi i ceshtjes Ilir Celiku, ka caktuar ne ngarkim te tij masen e sigurise "detyrim paraqitje", ne mungese te provave. Mesohet se pas ndarjes se dosjes nga dy te pandehurit e tjere, akuza kishte ne disponon vetem dy plumba si prova materiale. Vete Karoli mesohet se ka deklaruar ne gjykate se e njihte Dritan Dajtin, por nuk ka dijeni per veprimtarine e tij kriminale.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›