Lajçak: BE mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit

Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur të dielën se të takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Shqipëri, e në veçanti, ecuria e reformave për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian, me qëllim që vendi të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, në takimin e tetorit.
Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e njohu zv/kryeministrin Lajçak me ecurinë pozitive të reformës elektorale, nismën e mazhorancës për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë, me arritjet e rëndësishme në plotësimin e rekomandimeve si dhe punën intensive për përmbushjen sa më parë të këtij procesi të rëndësishëm për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.
Zv/kryeministri Lajçak, vendi i të cilit është anëtar i Bashkimit Evropian, vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin për përmbushjen e të gjitha rekomandimeve dhe e risiguroi Kryeministrin Berisha se BE është tërësisht e vendosur të vijojë të mbështesë e ndihmojë Shqipërinë në të gjitha përpjekjet për realizimin me sukses të të gjitha reformave të lidhura me procesin e integrimit.
Ai konfirmoi dhe një herë gatishmërinë e Sllovakisë për të mbështetur e ndihmuar Shqipërinë në këtë përpjekje madhore, në çdo kohë.
Kryeministri Berisha ndodhej në Dubrovnik të Kroacisë në kuadër të punimeve të Samitit të kryetarëve tё qeverive dhe personaliteteve nё fushën e vendimmarrjes dhe opinionbёrjes me temё “Shtet-ndёrtimi dhe eksperienca evropiane”.
/Start/E.G/
2012-07-08 11:36