E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Pakistan, Klinton: Po lëmë pas tensionet

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton deklaroi se  Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani po i lënë prapa tensionet dhe po përqëndrohen në të ardhmen.

Klinton ka takuar ministren e Jashtme pakistaneze Hina Rabani Khar në margjinat e konferencës së donatorëve për Afganistanin në Tokio.

“Ne jemi të inkurajuar se kemi qenë në gjendje që ti lëmë pas vështirësitë dhe të përqëndrohemi në sfidat e mëdha që i kemi para nesh, ka thënë Klinton, duke iu referuar një marrëveshjeje të javës së kaluar, me të cilën u rihapen rrugët kryesore të furnizimit në Afganistan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›