Bashkësia Islame dënon sulmin në Frankfurt

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë.
"Dënojmë çdo akt terrorist, pavarësisht se kush e kryen atë, pa marrë parasysh qëllimin dhe motivin, ndonëse për ne, ky rast është edhe më i rëndë kur në të është i implikuar një individ me origjinë nga Kosova", thuhet në komunikatën e BIK-ut.
"Të sulmosh ushtarët e një vendi mik që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, përpos që është një akt makabër e terrorist, s`ka dyshim se është edhe një sulm kundër Kosovës dhe popullit të saj si dhe kundër interesave të popullit shqiptar", thuhet mes te tjerash në deklaratë.