E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Pacolli takon shefin e ushtrisë britanike Peter Uoll

Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Uoll.

Zhvillimet aktuale në vend, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe krijimi i institucioneve të reja, ishin tema diskutimi mes dy zyrtarëve.

Këta të fundit ndanë të njëjtin mendim për sfidat ekonomike që e presin Kosovën, ndërsa gjenerali Uoll shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar shtetin e ri në të gjitha fushat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›