E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkesia myslimane shqiptare ne Gjermani denon aktin

Rexhep Sulejmani imam ne qendren shqiptare myslimane ne Shtutgart- Feuerbach dhe nenkryetar i Unionit te qendrave islame shqiptare ne Gjermani tha per DW Ne i kemi degjuar njoftimet me shume pikellim na vjen keq qe ka ndodhur nje gje e tille. Ne mendojme se nje person i tille qe ka bere nje veper te tille ka nje nivel shume te ulet dhe nuk ka asnje lidhje me islamin me fene me kombin apo me dicka tjeter.

Imam Sulejmani mendon se akti ka bere nje dem shume te madh qofte ne aspektin kombetar qofte ne aspektin fetar. Ne jemi ne lidhje me bashkesine fetare myslimane ne Franfkurt me dy imamet ne Hanau dhe ne Franfkurt me siguri ai ka marre frymezime te tilla diku tjeter thote i bindur imami Rexhep Sulejmani.

Ne nuk e njohim ate djale

I te njejtit mendim eshte edhe Ahmed Kajosevic sheik ne komunitetin mysliman shqiptaro -boshnjakne Frankfurt Une nuk e njoh ate djale as ne xhami nuk ka ardhur ndonjehere. Ai ska shkuar ne xhami edhe ne ka shkuar ka shkuar me siguri ne ndonje radikale nuk ka shkuar ne xhami normale. Po kam frike se nuk ka shkuar kerkund ai.

Sheiku Kajosevic shton se nuk ka deshire per te folur per keto ceshtje sepse Per me thene dicka duhet me dit cka eshte puna e tij cili ka qene shkaku a eshte i marre ka ndodh dicka apo cfare. Ne nuk mund te flasim per nje gje qe nuk e dime.Ajo qe ka bere eshte gabim nuk behet ne kete menyre edhe me pat probleme.

Demi shume i madh

Ai mendon se ky akt sigurisht e demton bashkesine myslimane ne Gjermani. Kete e perforcon edhe imami Sulejmani. Demi eshte shume i madh.

Te dy kleriket theksojne se nuk kane pare tendenca radikalizimi as nga predikuesit as nga praktikuesit. Por duket se tema diskutohet nga pjesetaret e komunitetit mysliman. Pasi kryem faljen e namazit te drekes me nje shok isha duke biseduar dhe ne shtrojme po ashtu pyetjen si ka mundesi qe nje person qe ka lindur ketu eshte rritur ketu eshte edukuar ketu te marri nje vendim te tille - shtron pyetjen imami i bashkesise myslimane shqiptare ne Shtutgart.

Autor Aida Cama

Redaktoi Dr. Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›