E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refugjate te rinj tuniziane mberrijne ne Itali

Pasi dallget ne Mesdhe ne jug te Sicilise u qetesuan disi ne jug te Italise po mberrijne me shume varka me refugjate. Ne ishujt Lampeduza dhe Linosa mberriten keto dite me shume se 400 vete. Ata u derguan ne kampin e pranimit ne Lampeduza ku aktualisht ndodhen me shume se 600 vete. Transporti me i madh e arriti ishullin naten per te merkuren 03.02. Ne bord qene 347 tuniziane por edhe ekip me kamera i nje kanali komercial televiziv gjerman. Varka u pershendet ne portin e Lampeduzes nga nje reporter i televizionit sic beri te ditur radiotelevizioni italian RAI

Shyqyr qe mberritet mire - perzemersisht mireserdhet ne Evrope

Nje reportere e kanalit televiziv SKY TG24 raportoi se gjermanet i kishin marre ne pyetje si deshmitare. Por meqenese migrantet nga Tunizia i pret nje proces penal per shkak te emigrimit ilegal se shpejti teme diskutimi mund te behet edhe roli i gazetareve gjermane ne udhetim nese kane marre pjese ne planifikimin e arratise se te tjerwvwe ose e kane mbeshtetur kete ndoshta me para. Ministria Italiane e puneve te Brendshme nuk eshte shprehur per kete. Christopher Hein nga Keshilli i refugjateve italiane thote

Sigurisht qe pas kesaj fshihet nje gazetari spektakli. Me duhet te them edhe se nga ana e prokurorise do te nise me siguri nje proces penal me dyshimin e trafikimit te personave. Por keta jane gazetaret - kete rrezik ata duhet ta llogarisin vete.

Me qarte u shpreh Elias Birdel nderkohe anetar i kryesise te organizates humanitare Borderline Europe. Para disa vitesh si kryetar i organizates Cap Anamur ai shpetoi refugjate varkash nga rreziku i mbytjes ne det dhe per kete e nxorren ne gjyq. Elias Birdel

Ne duhet te mbajme parasysh se udhetime te tilla sido qe te ndodhin keto dite vazhdojne te jene shume te rrezikshme. Mijera vetew e kane humbur jeten vitet e fundit ne keto udhetime te rrezikshme. Dhe eshte krejtesisht e papergjegjshme qe ti inkurajosh ose nxitesh njerezit qe te ndermarrin nje udhetim te tille per aq kohe sa ne Evrope nuk ka kritere te qarta pranimi per kete nuk ka asnje shkas. Ndaj ketu duhet te tregohen te permbajtur te gjithe para se gjithash perfaqesuesit e medieve.

Shume me e rendesishme eshte tha Bierdeli qe katastrofa e vertete zhvillohet ne jug te Mesdheut. Komisariati i Larte per Refugjate i OKB-se ka paralajmeruar nderkohe per rrezikun e nje gjendjeje emergjence humanitare ne Tunizi dhe ka kerkuar ndihme nga qeverite evropiane.

Te marte ne darke Italia vendosi te nise nje aksion te madh ndihme per refugjatet e Libise ne Tunizi. Per detajet e ketij aksioni po merren vendimet e fundit. Ai parashikon nder te tjera dergimin e ndihmes humanitare per te pakten 10.000 vete ne Tunizi.

Autor Stefan Troendle/Auron Dodi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›